Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam noduj në tiroide

– Përshëndetje Dr. Dashamiri. Jam 60 vjeçe dhe kam strumë me nodus në lobin e djathtë prej 12 vjetësh. Prej 2 muajsh, kam nodus edhe në lobin e majtë. Kam bërë analizat dhe më kanë dalë: FT3 – 5.89, FT4 – 15.68, TG – 25.62, TSH – 0.04 dhe përmasat: lobi dexter hipertrofik me noduse izoekogene, më i madhi 18 mm, me vask. normale pa kiste, lobi sinister hipertrofik me nodus izoekogen 11 mm, me vask normal, pa ciste, Isthmusi hipertrofik 8mm. Dua një përgjigje nga ana juaj. Çfarë do të thotë kjo dhe për çfarë mjekimi kam nevojë? Faleminderit.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonjë, duke ju falënderuar për adresimin e saktë të problemit nëpërmjet pyetjes suaj, po ju sqaroj si më poshtë: Diagnoza nga e cila ju vuani, në gjuhën mjekësore quhet strumë multinodulare me funksion eutiroiden. E thënë në gjuhë më të thjeshtë: Tiroide e zmadhuar, me prani të nodujve (kokrrave) në brendësi. Ju keni shkruar të gjitha ekzaminimet që keni bërë dhe ideale do kishte qenë që krahas shifrave në anë tyre, të shkruanit edhe vlerat normale që ofrojnë këto laboratore. I mëshoj shumë këtij fakti sepse jo të gjithë laboratorët kanë të njëjtat standarde apo të njëjtat teknika të matjeve hormonale. Duke vazhduar shpjegimin në të njëjtin rrafsh dhe duke patur si pikë referimi normat ndërkombëtare, mua më rezulton se edhe pse keni “kokrra” në tiroide, funksioni është normal. E vetmja analizë që më lë pak dyshim është TSH, e cila paraqitet pak e frenuar, por jo gjithmonë vlerat e kësaj analize çrregullohen vetëm nga sëmundjet e tiroides. Jo rrallëherë, këto shifra mund të jenë të pranishme te të sëmuret me sëmundje të kokës, ankthit, depresionit, sëmundje tumorale etj. Ju më shkruani edhe për një tjetër analizë, TG. Për lexuesin e gjerë sqaroj se kjo nënkupton një strukturë me bazë proteinike shumë të rëndësishme të tiroides e cila reflekton sasinë e hormoneve rezervë që ka gjendrra tiroide.

– Nuk gjej arsye profesionale dhe etike të mjaftueshme se përse duhet ta kryeni këtë ekzaminim në këtë moment. Me siguri, kolegu që ju ka orientuar për të kryer këtë ekzaminim do të ketë dashur të eleminojë ndonjë ide apo hamendësim se mos problemet e tiroides tuaj janë me origjinë malinje apo kancerogjene. Ritrajtuar në të njëjtën pikë vështrimi, shumica e shkencëtarëve të fushës së studimeve në botë nuk e konsiderojnë të vlefshme, por kosto efektive matjen e këtij parametri biologjik përpara operacionit të gjendrrës tiroide apo në shumë sëmundje të saj që trajtohen vetëm me barna. Në lidhje me noduset, ato mbeten për t’u parë që përveç madhësisë, si paraqiten në eko, si është forma e tyre, si është përmbajtja e tyre, si është dinamika e tyre dhe rëndësi jo të vogël ka vaskularizimi dhe qarkullimi i gjakut në gjithë tiroiden dhe veçanërisht, në nodul. Në lidhje me mjekimin që ju kërkoni, me kaq të dhëna dhe prezantim që keni bërë, e kam të vështirë të konkludoj me një terapi fikse sepse siç zakonisht ndodh, vendimmarrjet mjekësore duhen marrë gjithmonë pasi të kesh parë të sëmurin, ta kesh ekzaminuar, të kesh nxjerrë një konkluzion të gjithë ekzaminimeve që ai ka e sidomos, duke vlerësuar ecurinë nga njëra vizitë në tjetrën. Duke përfunduar, ju këshilloj të bëni një vizitë tjetër me një mjek endokrinolog për të përcaktuar saktësisht ecurinë e mëtejshme të trajtimit të problemit tuaj. Pres të më shkruani sërish. Të shkuara.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Më kanë dalë njolla e strija

Advertisement