Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam dhimbje mesi e shtrëngim damarësh

– Doktor Agroni, së pari, ju përshëndes. Unë që ju shkruaj jam një 40 vjeçar që dua të më ndihmoni se po vuaj shumë. Problemet e mia janë këto: Kam një dhimbje mesi e cila më shtrihet deri te gjuri dhe atje përqendrohet. Kam edhe shtrëngim të damarëve të qafës, dhimbje koke e ngarkesë të madhe psikike dhe çdo vit më del në buzën e sipërme një flluskë me ujë. Ju lutem, më ndihmoni ose më rekomandoni një ilaç që të mund ta marr. Pres përgjigjen tuaj.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Dua t’ju them që në fillim se ju vuani nga tri probleme: 1. dhimbjet e mesit që mund të lidhen me praninë e ndonjë spondiliartroze, ose daljet e diskut, midis dy rruazave (herniet diskale), ose edhe e një infeksioni, si për shembull neurobrucelozë, që shfaqet me dhimbje mesi, të kyçeve dhe djersitje, dobësi trupore e temperaturë, sidomos në mbrëmje. Krahas kësaj, keni edhe dobësi nervore, që shfaqet me dhimbje koke, mospërqendrim, dobësi trupore e fizike etj. Kurse flluska në buzë, mund të jetë pasojë e një infeksioni. Për të përjashtuar një neurobrocelozë, ajo është një sëmundje e kafshëve që trasmetohet te njeriu, nëpërmjet produkteve të tilla si: qumështi, kosi, djathi, ose bulmete të tjera, nga një kafshë e infektuar nga bruceloza (ose melitensa, ose “plasja”).

– Do t’ju këshilloja të paktën një analizë të gjakut në gisht (e damarë), ose analizën e gjakut për brucelozë e vetëm atëherë mund të merrni një mjekim si për shembull:

Advertisement

  1. Amoxicilinë 500 mgr (1 çdo 12 orë) pas buke.
  2. Parcoten 500 mgr 3 herë nga 1 kokërr.
  3. Stugeron 25 mgr 3 herë nga 1 në ditë, pas buke.
  4. Haroxyli 10 mgr. 2 herë ½ në ditë, ora 8.00-18.00.
  5. Horami 1 mgr 1 kokërr në darkë, 1 orë para gjumit.
  6. Neurobioni 3 herë nga 1 kokërr, pas buke. Mirë është një konsultë me infeksionist, pasi kështu do të ktheheshit gradualisht në normalitet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nënës...

Next Post

Horoskopi 22 qershor-28 qershor

Advertisement