Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 22 qershor-28 qershor

Dashi
Jupiteri dhe Urani janë ende pozitivë për ju. Përpiquni të kapni gjithë rastet e mira që ju jepen për të bërë përpara në karrierë, në dashuri dhe në përgjithësi, për të rregulluar jetën tuaj. Guxoni edhe të rrezikoni, sepse do të keni shanse të mira për të fituar. Ju ndjeheni të afërt me motrat dhe vëllezërit, rilidhni kontaktin me një shok/shoqe fëmijërie, keni dëshirë të komunikoni me persona familjarë dhe të afërm. Në dashuri nuk do të mungojë komunikimi dhe pasioni, megjithatë, kjo nuk do nuk do t’ju pengojë të lini mënjanë projektet tuaja.

Demi
Po bëni shumë shpenzime në këtë moment, bile edhe për gjëra për të cilat nuk keni shumë nevojë. Më pas ndjeheni në faj, pra, shpenzoni akoma për t’u qetësuar. Stop! Mendoni pak edhe për të ardhmen, jo vetëm për momentin. Faji vazhdon të jetë i Marsit në këtë moment, që ju shtyn të blini pa u menduar. Ju pëlqen të kaloni mbrëmje të bukura me partnerin/en, me një gotë verë në dorë. Nëse jeni vetëm, nuk keni dëshirë të bëni përpjekje të mëdha për një takim. Për momentin, doni të shijoni pavarësinë dhe rehatinë tuaj.

Binjakët
Keni në shenjë Marsin, Mërkurin dhe Diellin, të cilët ju japin shumë energji për ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Këto do të jenë në punë, shtëpi, lidhje, në një drejtim, apo në tre njëkohësisht. Nëse jeni vetëm, një rastësi interesante mund të çojë në një takim dashuror të cilin nuk e prisnit. Nëse jeni në çift, do të ndjeheni shumë të lumtur afër njëri-tjetrit, bile nuk do të rrini dot larg për një kohë të gjatë. Çfarë kërkoni më shumë? Një shok/shoqe ju tregon besnikërinë e tij, gjë që ju e vlerësoni.

Advertisement

Gaforrja
Do të keni shumë detyrime këtë javë. Ju duhet të rregulloni, organizoni, klasifikoni, paguani… Saturni ju detyron të jeni të disiplinuar, por nganjëherë nuk jeni ju shkaku i kësaj rrëmuje. Kjo mund të vijë nga një koleg i punës që nuk punon aq sa duhet, nga dikush në shtëpi që nuk rregullon asgjë, apo edhe ju që jeni shumë të zënë kohët e fundit. Ju ndjeheni të lodhur dhe të zemëruar, mund të shpërtheni dhe kjo do t’ju bëjë mirë. Bëni sport apo joga, nervat tuaja kanë nevojë për këtë. Gjithashtu, flini gjumë më shpejt.

Luani
Ylli i kësaj jave do të jeni ju. Afërdita dhe Jupiteri ju zbukurojnë, optimizmi juaj i pashtershëm do t’ju bëjë shumë tërheqës. Të tjerët e duan energjinë tuaj, gjë që ju jep më shumë energji, sepse ju pëlqen t’ju duan. Saturni në fushën e dashurisë i jep më shumë thellësi lidhjes suaj, pra, mund të bëni projekte në çift, si fejesë, martesë, fëmijë, ose edhe të projektoni pushime së bashku nëse jeni një çift i ri. Beqarët së shpejti (por jo këtë javë) mund të takojnë një njeri interesant. Në shoqëri do të jeni shumë popullorë.

Virgjëresha
Saturni nuk është më në shenjë, kështu edhe atmosfera do të jetë më e mirë. Do të ndjeni më shumë paqe shpirtërore, ndërkohë që shpirti kritik do të jetë në “pauzë”. Përfitoni nga ky moment për të bërë gjithë gjërat e këndshme që keni lënë mënjanë gjatë periudhave kur ishit të tendosur. Nëse jeni vetëm, jeni në pritje të diçkaje serioze dhe të bukur, nuk doni flirte, nuk jeni të pajisur shpirtërisht për këto lloj lidhjesh. Ju jeni i mendimit: Më mirë vetëm, sesa në shoqëri të keqe. Shoqëria ndjehet e kënaqur nga gatishmëria juaj.

Peshorja
Saturni në shenjë shërben jo vetëm për t’ju shpërblyer për gjërat e mira që bëni, por edhe për t’ju “dënuar” kur nuk jeni në rrugë të drejtë. Çdo gabim do të dënohet, qoftë edhe nëse e parkoni makinën 10 minuta në vendin e gabuar. Nëse kritikoni një shok/shoqe, atëherë kritika do t’ju kthehet kundër. Tregohuni pra të sjellshëm. Kështu, do të merrni një shpërblim pozitiv. Në dashuri do të ketë ulje-ngritje, por në përgjithësi, situata është e mirë.

Akrepi
Një lidhje romantike filon të marrë një rëndësi të madhe në jetën tuaj. Ju do të bëni përpara me maturi dhe kujdes, megjithëse provat pozitive nuk ju mungojnë që të krijoni diçka serioze. Nëse jeni vetëm, një takim i ri ju intrigon, por personi duket i ndërlikuar, gjë që, sigurisht, ju josh edhe më shumë. Në punë keni plot ide të reja që nuk mund t’i vini në praktikë menjëherë, por jeni të sigurt se jeni në rrugën e duhur.

Shigjetari
Do të jetë një javë e mirë për ju. Jeni në formë dhe ritmi është i shpejtë, ashtu si ju pëlqen. Jeta juaj shoqërore është e mbushur plot, por për kënaqësinë gjeni gjithmonë energji. Nëse jeni në çift, do të diskutoni për të ardhmen. Nëse jeni beqarë, një takim premtues ju ngre moralin. Faza e zbulimit të njëri-tjetrit ju pëlqen dhe keni plot pika të përbashkëta, shto këtu edhe dashurinë për udhëtimet. Profesionalisht, keni dëshirë të dilni nga rutina. Duroni edhe ca, pushimet po afrohen.

Bricjapi
Kjo është një javë pak e vakët dhe ju do të keni disa probleme në punë. Mbase po përgatiteni për një provim ose po merreni me një kontratë të vështirë. Ju prisni me padurim fundjavën për t’u çlodhur pak dhe për të ndërruar atmosferë. Në lidhje jeni pak të acaruar, sepse keni ndjesinë që tjetri/a nuk e kupton se ju keni nevojë për ndihmë. Nëse jeni vetëm, do të njihni ose do t’ju prezantojnë dikë që nuk do t’ju pëlqejë shumë.

Ujori
Do të keni një javë të ngarkuar, jo vetëm me punë, por edhe do të dilni me shoqërinë gati çdo ditë. Ju nuk lini gjë pa bërë, sepse ju pëlqen ky lloj eksitimi. Partneri/ja është mirë t’ju ndjekë pas, përndryshe mund të shkoni edhe vetëm me shoqërinë. Një udhëtim i këndshëm shfaqet në horizont. Bëni gjithçka që kjo gjë të konkretizohet në datat dhe me buxhetin që doni.

Peshqit
Neptuni dhe Mërkuri janë kundër jush. Për pasojë, do të humbisni ndonjë dokument, bllokun e adresave, ose do t’i dërgoni shefit një email të destinuar një kolegu/eje. Kijeni parasysh këtë, kontrollojini dhe rikontrollojini gjërat, bëni kujdes ku vini çelësat. Një zënkë me një shok/qe mund të zgjidhet në fundjavë, kur ju do t’i pohoni atij/saj gjithçka, mërira, xhelozira. Edhe ai/ajo ka të drejtë t’ju hapë zemrën. Në dashuri situata është idilike nëse jeni në çift. Nëse jeni beqarë, do të preferoni të dilni me shoqërinë

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam dhimbje mesi e shtrëngim damarësh

Next Post

Fisniku: Unë dhe Tea, donim të merrnim lekët

Advertisement