Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Heshtje…

Të gjithë flasim për poshtërsinë e realitetit ku jetojmë, sepse vërtetë të gjithë e ndiejmë sesa i poshtër është ky realitet. Të gjithë jemi viktima. Të gjithë duam të jetojmë ndryshe. Duam të jetojmë të lirë nga maskat. Ndërkaq më pas, kur fjalët duhet të kalojnë në vepra, atëherë po të gjithë, në heshtje, sikur pajtohemi me këtë poshtërsi. Nuk arrijmë të shkëputemi, thuajse kemi frikë se ky realitet është gjithçka që mund të kemi. Realiteti i poshtër të jetuarit nuk është një kompozicion virtual i gjërave që na imponohen. Nuk është një forcë e jashtme që e dhunon mënyrën tonë të jetuarit. Nuk është as një format rregullash të shkruara na gur. Realiteti i poshtër të jetuarit është ajo që krijohet nga bilanci i maskave përballë fytyrave të vërteta. Gënjeshtra përballë të vërtetës, gjithsesi një proporcion i zhdrejtë. Një luftë e pabarabartë, sepse kemi të bëjmë me një epërsi të frikshme të mashtrimit kundruall sinqeritetit. Realiteti i poshtër i të jetuarit është ajo që ne e krijojmë me heshtjen tonë dhe me mungesën e guximit që të sfidojmë maskat. Heshtim dhe më pas ankohemi për pasojat e heshtjes sonë.

Mbylli sytë e pergjumur dhe te paraftyroj, te shoh si gjithmonë me sy te shkruar e me zemer te paster, lotet me pikojne në buzë.

Valëzonte dallga përkundte faljën time ta binte në gjumin e madh dhe zgjonte të shtrira dhembjet e kristalta të ndjesisë femërore, unë urrejtjen sa herë e bëra nyje në gisht dhe grushtin shtrëngova drejt kohës ta kthej në këngë e melodi ku të përkundja dhe një herë dashuritë e trupit të butë. Valëzonte e kthjellët dallga e ngrihej para meje e bëhej lot e dhembje. O Zot pse më rikthehesh pa qenie të gjallë në grembon time pse krijon urrejtje kur dashurinë ke pikuar në krijimin e globit fatal, ti ke gabuar? Përplaset dallga nga skaji në skaj në anijen e udhëtimeve pa mua nga dhera të largëta pa mallin më ngarkuar po me një grembo  e mbushur në urrejtje e faj të mbysë qelizen me kaq dhembje krijuar unë eci. Në kohë e ngrirë me dhembje, kafshimi në trupin tim të brishtë nga krijesa ime coptuar. L & K.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Suedia, Anglia, Austria dhe Belgjika...

Next Post

Urime & pershendetje...

Advertisement