Përbërësit:

2 patëllxhanë

3-4 lugë gjelle salcë domateje

1 qepë

2 thelbinj hudhra

Majdanoz, kripë, dy lugë vaj, pipër dhe pak spec djegës.

 

Përgatitja:

Ky quhet ndryshe edhe haviar i zi, për ngjyrën që ka. Është i thjeshtë për t’u përgatitur, por shumë i shijshëm. Në një tigan kavërdisim qepën dhe hudhrën e grirë, më vonë shtojmë patëllxhanët e prerë dhe të qëruar, i kavërdisim dhe pasi të kenë pirë lëngun e tyre, shtojmë edhe salcën. E lëmë të marrë valë, shtojmë majdanozin, kripën, piper e spec djegës dhe shuajmë zjarrin. E kalojmë të gjithë gjellën në mikser, derisa të bëhet si pure dhe e lëmë të ftohet, të mbuluar, që të mos thahet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here