– Arian, së pari, ju falënderoj që pranuat të jeni pjesë e kësaj interviste. Nuk dua t’ju pyes për fillimet tuaja muzikore, thjesht më intereson të di, sa e vështirë ka qenë rruga deri këtu?

Arian Agushi-Gold Ag: – Faleminderit që më ftuat ju për këtë intervistë. Sa i përket rrugës së bërë në muzikë, mund të them se çdo sukses do mund, kështu që vështirësi ka çdo punë.

– Kënga “Shqiptar” ka arritur mbi 6 milion klikime. A mund ta quani këtë këngë si suksesin tuaj më të madh?

– Kjo këngë është himni im dhe gjithashtu, mund të them se është edhe himni i muzikës rep.

 – “Shqiptar 2” nuk pati të njëjtin sukses. Pse?

– E pati dhe mirë bile. Kënga “Shqiptar” arriti 800.000 klikime për 24 orë, ndërsa “Shqiptar 2”, 2.720.000. Megjithatë, për t’iu përmbajtur pyetjes suaj, po ju them se këngën e dytë nuk e kam publikuar për të thyer rekordin e së parës, por thjesht, për të vazhduar diçka që kishte mbetur pa thënë.

 – A mendoni se keni vepruar drejt që në këngën “Shqiptar 2” keni ofenduar dom Anton Kqirën?

– Ai i ka ofenduar të gjithë shqiptarët e Kosovës, kështu që, më shumë vlejnë një milion njerëz sesa një njeri.

– Po me fjalët drejtuar shkrimtarit të madh Ismail Kadare, a mendoni se e keni tepruar?

– Kadareja ka kaluar më së miri.

– Arian, më duhet t’ju pyes se sa ju ka ndihmuar feja, që të arrini këtë famë?

– Më ka ndihmuar Allahu dhe i jam mirënjohës për tërë jetën.

– “Drenica” u publikua para pak ditëve. Ku e gjetët frymëzimin për të krijuar një këngë të tillë?

– Në zemrën time, burojnë të gjitha këngët e mia.

– Si e shihni gjendjen e Kosovës këto ditë?

– Ashtu siç e sheh çdo qytetar i Kosovës. Mirë e shohin vetëm politikanët.

– Do largoheni edhe ju nga Kosova?

– Kosovën e kam pjesë të shpirtit.

– Çfarë po i mungon muzikës shqiptare?

– Të gjitha i ka, për momentin.

– 2po2 apo Noizy?

– Të dy i kam shumë jarana.

– A mund të presim prej jush ndonjë këngë për heroin tonë Ded Gjo Luli, duke qenë se e keni përmendur disa herë në këngët tuaja?

– Kënga “Malësia e Madhe” i kushtohet Dedë Gjo Lulit dhe të gjithë dëshmorëve të asaj ane.

– Po për ngjarjet e fundit në Kumanovë, ç’mund të më thoni?

– Unë jam i gatshëm me shku me luftu. Veç le të nisë mirë lufta se unë jam atje. Kam dëshirë të vdes, siç kanë vdekur ata në Kumanovë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here