Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Eni Çobani: Do vijne ngjarje të pakëndshme…

Është hera e dytë për mua që e intervistoj Eni Çobanin dhe, në zyrën e saj, pashë disa ndryshime që nga hera e fundit… Vetëm një gjë nuk ndryshoi kurrë, njerëzit e shumtë që e kërkonin! Lexoni në këtë intervistë përgjigjet që ajo u ka dhënë pyetjeve tuaja dhe besoj se do të ngeleni të kënaqur në këtë bashkëbisedim të sinqertë me të. Në fund të fundit, shumë nga këto për të cilat kemi folur, jam i sigurtë se nuk i kishit lexuar kurrë më parë… Lexim të këndshëm!

 

Arlis Alikaj: – Përshëndetje zonja Eni. Kohët e fundit sikur nuk po lexojmë shumë intervista tuajat në shtypin e shkruar… Ka ndodhur ndonjë gjë?

Advertisement

Eni Çobani: – Jo, unë asnjëherë nuk i refuzoj gazetarët, por kam qenë mjaft e ngarkuar. Pastaj, si duket, është shumë përmbushëse e diela, në të cilën dal gati 60 minuta dhe aty ezaurohen shumë pyetje që mund të kërkohen në intervista. Vetëm kjo është arsyeja, asnjë arsye tjetër…

– Çfarë atributesh ka bashkëpunimi juaj me Arditin, që ju mban të lidhur prej kaq kohësh?

– Është krijuar përshtypja se partneritete të kësaj natyre nuk janë shumë jetëgjata. Në fakt, ndodh në median shqiptare dhe botërore që çifte të cilat kanë bashkëpunuar prej vitesh, ndahen dhe secili merr një rrugë tjetër. Të them të drejtën, deri sot nuk besoj të ketë pasur ngjizje më të mirë mediatike partneriteti e bashkëpunimi sesa ajo midis meje dhe Arditit. Pavarësisht fushave të ndryshme që ne kemi, unë juriste dhe ai artist, e kemi gjetur gjuhën mrekullisht te ndërmjetësimi. Le të themi se edhe ai është bërë një ndërmjetësues shumë i mirë mediatik, pasi rastet i kanë mësuar shumë nga ato që unë kam dashur të përcjell nëpërmjet seancave tona.

– E ndiqni situatën politike kohët e fundit, apo qëndroni larg saj?

– Patjetër që e ndjek. Unë jam një qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe jam shumë e interesuar për fatet politike të vendit tim.

– Çfarë mendimi keni për ngjarjet e fundit që dëgjojnë shqiptarët? Përse ndodhin ato, sipas jush?

– Ngjarjet janë të shumta. Në qoftë se do t’i shikojmë në këndvështrimin ligjor, unë them që kemi akoma për të bërë përsa u përket ndryshimeve ligjore. Këto iniciativa nuk varen vetëm nga parlamenti, por duhet të bëhen edhe nga shoqëria civile dhe unë them që kemi shumë për të bërë në këtë drejtim.

Në optikën tuaj, çfarë i duhet Shqipërisë, që të ecë në rrugën e saj evropiane?

– Zbatimi i ligjit dhe respektimi i institucioneve. Për mua, kjo është alfa e një evropianizimi të Shqipërisë në të ardhmen.

– Si avokate, juriste dhe pjesë aktive e shoqërisë civile, ndjeheni e sigurt në këtë vend?

– Unë kam vendosur të jetoj në Shqipëri. Deri më sot i kam pasur të gjitha mundësitë për të lëvizur, por nuk e kam bërë sepse kam shpresuar dhe vazhdoj të shpresoj që Shqipëria do të bëhet më mirë. Sigurisht, këtë nuk e pres vetëm nga ata që na udhëheqin. Këtë detyrë, të parën ia kam vënë vetes sime.

– Mirë, folëm mjaftueshëm për politikë… Si qytetare, ndjeheni e prekur nga rritja e çmimeve?

– Patjetër, patjetër, si pjesa më e madhe e njerëzve, megjithëse nuk kam familje numeroze, sepse jemi vetëm 3 individë. Këta tre individë duan edhe të hanë, edhe të pinë, edhe të argëtohen, kështu që, prekemi, si jo?!

– Ata që ju shohin nga ekrani, besoj, janë po aq kuriozë sa unë për të mësuar se si është e përditshmja juaj…

– Jeta ime është më se normale. Mundohem që brenda mundësive, gjatë fundjavës të bëj një pushim relaksus. Kohët e fundit i jam kushtuar thjesht dhe vetëm natyrës. Kam dëshirë të eksploroj natyrën shqiptare dhe besoj se këtë e bëj mjaftueshëm në ato orare që më jepet mundësia.

– Të shohim gjithmonë në formë. Ke ndonjë sekret?

– (Buzëqesh) E kam thënë shpesh që edhe vitet për mua kanë filluar të duken, nuk janë kaq të padukshme, por nuk ka rini të përjetshme. Secili nga ne ka etapat e jetës së tij dhe unë jam në atë etapën e mesme, le të themi dhe mundohem të tregoj kujdes që t’i ofrohem publikut shqiptar estetikisht sa më mirë.

– Dhe të mendosh që profesioni juaj, në të cilin përballeni me problemet sociale të njerëzve, ka shumë stres…

– Pikërisht për këtë mundohem që edhe në takimet e mia private me shqiptarët, por dhe në ato publike me gjithë Shqipërinë dhe botën, të jem estetikisht sa më mirë, për të treguar se qetësia, durimi e gjakftohtësia janë elementët që e mbajnë sa më lart moralin e çdo individi.

– Me “ndërmjetësim” e keni zgjidhur kohën që ndani mes punës dhe familjes?

Zgjidhja midis privates dhe publikes është toleranca. Kam një tolerancë shumë të madhe brenda familjes sime.

– Çfarë rasti presim të shohim këtë fundjavë tek “E diela Shqiptare”?

– Këtë fundjavë, do të shikojmë një seancë shumë të nxehtë të dy qytetarëve dikur miq dhe sot, mund të themi “armiq” sepse janë të padëshiruar për njëri-tjetrin. Detajet do t’i shikoni të dielën.

– Nëse do të bënim një bilanc përpara mbylljes së sezonit, sa histori të zgjidhura numëroni deri tani për vitin 2015 dhe sa prej tyre nuk kanë gjetur ende zgjidhje?

Edhe pak javë kanë ngelur për mbylljen e këtij sezoni. Me shumë krenari dhe me një privilegj që ma kanë dhënë shqiptarët, unë deklaroj që ndërmjetësimi, pak nga pak, po zë atë vend që duhet ta mbanin gjykatat, besimin te drejtësia dhe zbatimi i ligjit. Mund të them me bindje që gati 70 për qind të rasteve kanë qenë me zgjidhje.

– Në disa portale online qarkullojnë thashetheme se, që rasti i tyre të merret përsipër nga ju dhe të dalin në ekran, njerëzit duhet të paguajnë 20.000 lek të reja. A është e vërtetë kjo dhe a e kompromenton misionin humanitar të zonjës Eni?

– Mua më vjen keq që portalet online merren shumë me këtë element e kanë kaq interes për punën e përditshme që bën Eni Çobani. Më vjen mirë që ti ma bën këtë pyetje dhe duhet të mos harroni në asnjë moment që para se të shkoj në Televizionin Klan, por edhe atje, unë bëj një shërbim. Unë nuk jam e punësuar në Televizionin Klan. Unë kam një zyrë private, jam avokate, ndërmjetëse me licencë dhe sigurisht, për të gjithë shërbimet e mia, ka një pagesë.

– Doni të thoni që këto janë taksa juridike?

– Patjetër!

– Ishtë kënaqësi që pranuat të bëheshin pjesë e faqeve të gazetës “Intervista” dhe në fund, presim nga ju një këshillë ose mesazh për lexuesit tanë…

– Është kënaqësi edhe për mua që bëhem pjesë e gazetës suaj. Së pari, ju falënderoj përzemërsisht që kujtoheni gjithmonë për të ardhur e për të sensibilizuar publikun nëpërmjet asaj që unë përcjell; ky është një privilegj për mua. Së dyti, u them të gjithë shqiptarëve kudo që janë e që e ndjekin me interes “Shihemi në Gjyq” sepse shikojnë veten aty: Qetësi, durim, tolerancë. Këto duhet të jenë elementët që do të udhëheqin bindjen e një individi brenda çdo halli, përndryshe do të vijnë ngjarje të pakëndshme. Unë jam njeriu që dua të përcjell edukatën e qetësisë dhe durimit. Ky është mesazhi im për sot. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Menaxheri: Tuna dhe Cozman nuk janë ndarë

Next Post

Po e përjetoj shumë keq ndarjen...

Advertisement