2828Këngëtarja Elvana Gjata i ka shpallur sfidë të hapur Alketa Vejsiut dhe Amit. Pas kaq vitesh karrierë në muzikë, Elvana më në fund ka vendosur të investojë në një biznes të sajin i cili do të mbajë emrin “Altar”. Ky do të jetë dyqani me fustane nusërie që do të menaxhohet nga vetë Elvana. Kishte kohë që Elvana e përmendte fjalën “altar” nëpër statuset apo fotot që postonte, por asnjë nuk e kishte kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, derisa ajo vetë sqaroi se rregullimet e dyqanit ishin drejt fundit. Tashmë “Altar” do të jetë sfida që do t’u bëhet bizneseve të ngjashme, më të lakuarat prej të cilave janë ai i Alketës dhe i Amit.
Advertisement