– Doktor Agroni, ju përshëndes! A mund të më thoni, çfarë është migrena dhe a është e trashëguar ajo?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Migrena është një dhimbje e fortë koke, e karakterit rrahës, në trajtë krizash, si dhe e trashëguar nga prindërit ose të afërmit tuaj. Ky shqetësim zgjat nga disa orë, deri në 2-3 ditë e shoqërohet me të përziera ose të vjella, si dhe mosdurim drite e zhurme. Ajo lokalizohet fillimisht në ½ e kokës e më pas përgjithësohet në të gjithë kokën. Në varësi të këtyre shfaqjeve, ne mjekët vendosim diagnozën e saj.