Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çdo grua mund të vuajë nga fibriomat e mitrës!

Fibriomat në mitër janë rritje jokancerogjene të indeve të mitrës. Fibriomat ndryshojnë në numër dhe madhësi, pra, mund të kesh një apo shumë, të vogla apo të mëdha. Afro 70-80% e grave kanë fibrioma në mitër deri në moshën 50 vjeçare. Termi mjekësor për fibriomat është: liomioma ose mioma.

 

Simptomat e fibriomave

Advertisement

Ato mund të shkaktojnë simptoma shumë të lehta, ose mund të mos shkaktojnë fare. Te gratë që ndjejnë simptoma, fibriomat mund të shkaktojnë: Presion në fshikëzën e urinës, apo zorrën e trashë, urinim të shpeshtë, kapsllëk ose dhimbje gjatë daljes jashtë, dhimbje në fund të barkut. Nëse fibriomat rriten shumë, ato mund të zgjerojnë barkun, duke e bërë gruan të duket shtatzënë.

Ndryshimet në menstruacione

Fibriomat mund të shkaktojnë edhe ndryshime në menstruacione si: Dhimbje dhe ngërçe të lehta, apo të forta, shtim të sasisë së menstruacioneve, nganjëherë me copa të koaguluara, cikle më të gjata ose më të shpeshta, si edhe njolla gjaku ndërmjet cikleve.

Fibriozë apo endometriozë?

Fibriomat janë një nga shkaqet e dhimbjeve të forta menstruale, por dhimbjet mund të shkaktohen edhe nga endometriozat. Endometrioza ndodh kur indet nga muret e brendshme të mitrës rriten në pjesë të tjera të trupit, si, jashtë mitrës dhe fshikëzës së urinës. Këto inde çahen dhe rrjedhin gjak gjatë menstruacioneve, duke shkaktuar dhimbje. Dhimbjet e shkaktuara nga fibriomat dhe endometrioza mund të shkaktohen edhe ndërmjet cikleve.

Çfarë i shkakton?

Shkaku i saktë i fibriomave është i panjohur. Rritja e tyre mendohet se ka lidhje me hormonet femërore, estrogjenet dhe progesteronin. Studimet kanë zbuluar se gratë, cikli i të cilave fillon më herët, kanë më shumë mundësi të kenë fibrioma. Megjithëse marrja e hormoneve femërore ka lidhje me fibriomat, nuk është vërejtur një lidhje e tillë me pilulën kontraceptive.

Tipet e fibriomave

Fibriomat më të njohura janë ato të quajtura intramurale, që rriten në muskujt e mitrës dhe e zmadhojnë atë. Fibriomat subserosale rriten jashtë mitrës. Nëse ato zmadhohen shumë, mund të shkaktojnë dhimbje për shkak të madhësisë së tyre apo presionit që ushtrojnë në organet ngjitur. Fibriomat submucosale rriten nën veshjen e brendshme të mitrës dhe mund të zënë hapësirën e saj të brendshme, duke shkaktuar shumë hemorragji, ose ndërlikime të tjera më serioze. Fibriomat pedunculare lidhen me një bisht të hollë brenda apo jashtë mitrës. Ekziston mundësia për të patur më shumë se një lloj fibriome.

Te cilat gra zhvillohen fibriomat?

Ndërkohë që shkaku i zhvillimit të tyre është ende i paqartë, është vënë re se ato ndodhin zakonisht nga mosha 30-40 vjeçare dhe janë më të përhapura te gratë me ngjyrë. Rreziku shtohet nga trashëgimia. Gjithashtu, ndikon edhe të qenit mbipeshë, apo obeze, si edhe me presion të lartë të gjakut.

 

Ndërlikimet

  1. Anemia

Disa gra me fibrioma, që kanë një sasi të shtuar të menstruacioneve, mund të bëhen anemike. Shumë raste të anemisë, shkaktuar nga mungesa e hekurit nga menstruacionet e shumta, janë të lehta dhe mund të trajtohen me një ndryshim në dietë dhe me pilula hekuri. Zgjatja e anemisë mund të shkaktojë lodhje e letargji dhe, në rastet më serioze, probleme me zemrën.

  1. Shtatzania

Fibriomat zakonisht nuk ndërhyjnë te pjelloria dhe shtatzania. Megjithatë, disa gra me fibrioma rrezikohen nga ndërlikime në shtatzani dhe në lindje. Fibriomat mund të shkaktojnë dhimbje barku dhe hemorragji pas lindjes, gjë që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Në disa raste, fibriomat mund të bllokojnë tubat e Fallopit. Fibromat që rriten në muret e brendshme të mitrës në disa raste mund të pengojnë vendosjen e vezës së pllenuar në mitër.

Kur duhet të shkoni te doktori?

Ju duhet të shkoni te doktori kur vini re këto simptoma: Hemorragji të madhe gjatë ciklit, kur keni dhimbje gjatë menstruacioneve (që nuk i keni pasur më parë), urinim i shpeshtë ose paaftësi për të kontrolluar urinën, një ndryshim në gjatësinë e ciklit që zgjat më shumë se 6 cikle, dhimbje apo rëndesë në fund të barkut.

Diagnostikimi

Doktori mund të zbulojë fibriomat mesatare apo të mëdha gjatë një kontrolli rutinë të zonës së pelvisit. Analizat, si ato me ultratinguj, mund të japin informacion për madhësinë dhe vendosjen e fibriomave të tjera. Gratë me fibrioma që po përpiqen të mbeten shtatzënë, bëjnë një analizë të quajtur histerosalpingogramë, që tregon muret veshëse të mitrës dhe të tubave të Fallopit. Mund të nevojiten edhe analiza të tjera për të parë mitrën nga brenda apo barkun.

 

 

Trajtimi

  1. Me ilaçe kundër dhimbjes

Ilaçet kundër dhimbjes, si acetaminofenet, ilaçet antiinflamatore si ibuprofeni apo naprokseni mund të lehtësojnë dhimbjet menstruale.

  1. Me pilula kontraceptive

Pilulat kontraceptive vënë nën kontroll nivelet e estrogjeneve dhe progesteronit. Kjo zakonisht bën që të pakësohet hemorragjia gjatë cikleve dhe mund të lehtësojë dhimbjen e shkaktuar nga fibriomat, si hemorragjinë e madhe dhe ngërçet. Metoda të tjera kontraceptive hormonale që mund të lehtësojnë simptomat e fibriomave, janë injeksionet me progesteron, apo sterileja hormonale.

  1. Terapitë e tjera hormonale

Ilaçet që lëshojnë hormonin gonadotropinë (GnRH) mund të ofrojnë një lehtësim të përkohshëm të simptomave të fibriomave duke ndaluar menstruacionet dhe duke tkurrur fibriomat. GnRH bllokojnë prodhimin e estrogjeneve, pra, mund të shkaktojnë edhe pakësim të masës kockore, thatësi vaginale, apo afshe të nxehta. Kur mbaron trajtimi, fibriomat i rikthehen madhësisë më mëparshme. Zakonisht, këto trajtime përdoren për të tkurrur fibriomat para ndërhyrjes kirugjikale.

  1. Embolizimi

Kur fibriomat shkaktojnë simptoma të lehta apo të moderuara, embolizimi (ndërprerja e furnizimit me gjak të fibriomës) mund të jetë një mundësi e mirë. Një kateter futet në arterien që ushqen me gjak fibriomën dhe lëshon në të copëza të vogla plastike, apo xhelatine, duke penguar furnizimin e saj me gjak, gjë që, me kalimin e kohës, shkakton tkurrjen e saj. Embolizimi nuk bëhet te gratë që duan të mbesin shtatzënë pas trajtimit.

  1. Ndërhyrja kirurgjikale

Kjo ndërhyrje quhem miomektomi dhe përdoret për heqjen e fibriomave të mëdha. Zakonisht bëhet te gratë që duan të bëjnë fëmijë. Ka raste që bëhet histerektomia, pra, heqja e mitrës. Ekziston një mundësi që, ajo që mendohej si fibriomë, në fakt mund të jetë një kancer i quajtur sarkoma uterine. Për këtë arsye këshillohet të mos pritet fibrioma në copëza të vogla para se të hiqet. Për fibriomat më të vogla mund të bëhet heqja e endometrit, që eliminon shtresën veshëse të mitrës, gjë që bëhet te gratë që nuk duan fëmijë.

  1. Ultratingujt

Përdorimi i ultratingujve është një mënyrë për të shkatërruar fibriomat pa rrezikuar dëmtimin e mitrës. Gjatë trajtimit përdoren ultratingujt me intensitet të fortë për të vrarë qelizat e fibriomës. Shumica e grave e marrin veten shpejt pas një procedure të tillë dhe i rikthehen jetës normale brenda 24 orëve. Efektet e tyre në kohë ende nuk janë studiuar, prandaj nuk këshillohet për gratë që duan të bëjnë fëmijë.

  1. Ushtrimet fizkulturore

Bërja rregullisht e sportit mund të parandalojë fibriomat. Në një studim, gratë që bënin fizkulturë shtatë ose më shumë orë në ditë, kishin shumë më pak fibrioma se gratë që bënin më pak se dy orë në ditë. Obeziteti gjithashtu është një faktor rreziku për fibriomat, prandaj bërja rregullisht e fizkulturës mund t’ju ndihmojë të keni një peshë të shëndetshme dhe të rrezikoheni më pak nga fibriomat.

Kujdesi për aneminë

Gratë me fibrioma që nuk marrin një sasi të mjaftueshme hekuri nga ushqimet, mund të sëmuren me anemi. Simptomat e kësaj të fundit përfshijnë lodhjen, dhimbje në gjoks dhe marrjen e frymës. Trajtimi mund të bëhet duke ngrënë më shumë ushqime me hekur, si mishi i kuq, ai i pulës, peshku, jeshillëqet, perimet dhe drithërat të cilave u është shtuar hekur. Doktori mund t’ju sugjerojë edhe që të merrni tableta me hekur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Torta e ujit: Ëmbëlsira më delikate e botës

Next Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Advertisement