Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Kujt t’ia paguaj sigurimet?
Artisti matet nga talenti, jo nga centimetrat e fustanit
A përfitoj bursë në Itali?

Artisti matet nga talenti, jo nga centimetrat e fustanit

Luziana është këngëtarja e këngëve çame, e cila vjen për herë të parë në faqet e gazetës tonë dhe si e tillë ajo dëshiron të trëgojë gjithçka për pasionin e saj për muzikën. E dashuruar që në vogëli me muzikën ajo ka qenë pjesë e shumë festivaleve për fëmijë e më vonë për të rritur. Që atëherë ajo nuk ka ndaluar së kënduari, përkundrazi është përpjekur të qëndrojë sa më pranë publikut  të saj duke sjellë disa klipe të veçanta, ku klipi i saj i fundit, “U verbua dashuria” në bashkëpunim me një tjetër këngëtar të trevave çame, Edmond Muhon, ka arritur të sjellë shpirtin e saj në muzikë.

 

 

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Luzianën e kemi parë në klipe, në festivale popullore por vetëm kaq, përveç kësaj paraqitje, kush është Luziana?

Luziana:- Luziana është një zonjë që tregon kujdes për veten, familjen dhe karrierën. Jam e martuar dhe kam një djalë të vogël, Ergestin, 8 vjeç. Kam një bashkëshort të mrekullueshëm që po ashtu tregon kujdes për mua dhe që karriera ime të shkojë mirë dhe të kemi një familje të këndshme.

– Si u takove me muzikën?

– Ndonjëherë menoj se kam lindur bashkë me muzikën në të njëjtën kohë, sepse kam filluar të merrem shumë e vogël me muzikë, që në moshën 7 vjeçare, në RTSH, kam marrë pjesë në festivalin për fëmijë dhe mora çmimin e dytë, më pas merrja në festivalin e Shkodrës dhe që atëherë nuk kam ndaluar për asnjë çast pa u marrë me muzikë. Unë kam mbaruar edhe shkollën artistike në degën e kantos dhe përsëri për kanto vazhdova edhe studimet bachelor në Tiranë dhe tani vazhdoj studimet master në universitetin “Marin Barleti” në Tiranë, për “Pedagogji”. Kështu, lidhja ime me muzikën është shumë e hershme. Jam nderuar si qytetare nderi në Markat të Çamërisë.

– Sipas teje si verbohet dashuria?

– Ah, ky është edhe titulli i klipi tim më të fundit në bashkëpunim me këngëtarin Edmond Muho. Është një klip ndryshe nga të tjerët, qoftë për idenë që është dhënë në klip, qoftë për performancën time në këtë klip, për të ardhur krejt veçantë.  Dashuria ë verbër është apo jo?!(Buzëqesh)

– Pati vështirësi në realizim ky klip?

– Nuk ka pasur ndonjë vështirësi në realizim, sepse idenë e kisha të qartë se çfarë doja dhe më bashkëpunimin e Edmondit, ia arritëm të nxjerrim një produkt të bukur.

– Të duhet ende punë për t’u quajtur e suksesshme në kuptimin e plotë të fjalës?

– Mendoj se duhet ende punë, sepse e mira nuk ka fund dhe suksesi po ashtu, ama gjithmonë me këmbë në tokë.

– Cila është arma jote më e fortë në muzikë?

– Mua personalisht, muzika më bën të lumtur, më jep jetë. Realisht, bukuria qëndron tek zëri  dhe unë jam e lumtur që Zoti më ka dhuruar zërin. Mendoj gjithashtu, se konkurrenca është ajo që e bën më të vështirë sepse janë shtuar shumë këngëtarët që ndoshta nuk e meritojnë të quhen këngëtarë por performues. Unë falendëroj Zotin që kam armën më të mirë për të ecur përpara, talentin dhe për të qenë një artiste e vërtetë nuk më pengon asgjë. Artisti matet nga talenti jo nga centimetrat e fustanit.(Buzëqesh)

– Më mirë të zgjedhësh apo të jesh e zgjedhur?

–  Mendoj se më mirë të zgjedhësh sesa të presësh të zgjidhesh.

– A ka ndonjë ngjarje apo situatë nga jeta jote që ti e ke shumë përzemër dhe do ta tregosh për lexuesit tanë?

Unw rrjedh nga një familje patriotike, stërgjyshi i babait tim Tahir Mete, ka shkuar në  Prizren me Abdyl Frashërin dhe kanë ngritur flamurin shqiptar në lidhjen e Prizrenit. Stërgjysi im ka pëfaqëuar Çamërinë, një burrë trim, i zgjuar e patriot. Jemi dekoruar familjarisht për këtë fakt. E pasova unë me titullin qytetare nderi në Markat të Çamërisë dhe dhurata më e bukur ka qenë para disa ditësh ku një poet çam 80-vjeçar Xhelo Zeqiri, më ka kushtuar dy poezi në librin e tij  “Zemrën kam te ty”.Është nder shumë i madh për mua dhe besoj që do kishte qenë për çdo artiste. Jam e lumtur për faktin se ky libër do lexohet nëpër breza e që unë jam pjesë e tij.

– Je e sigurtë në vetvete apo ke lëkundje?

– Duke ditur që kam shumë vite që këndoj e performoj live, jam shumë e sigurtë në hapat që hedh dhe e sigrutë në vetvete. Të jem e tillë më ka bërë puna që unë i kam kushtuar gjihmonë, rëndësi të veçantë.

– Cila është gjëja e parë që të vjen në mendje sapo hap sytë në mëngjes?

– Si fillim, nuk harroj të falendëroj Zotin që më ka dhënë shëndetin dhe familjen. Përgatis djalin në orën 7 për t’a çuar në shkollë dhe vazhdoj rutinën e punënve të mëngjesit, që ka çdo familjare tek ne. Pi kafene e  mëngjesit dhe mendoj si ta bëj ditën sa më pak monotone.(Buzëqesh)

– Të pëlqen jeta e natës apo ndihesh pak si e detyruar ta pëlqesh vetëm nga profesioni?

– Në fakt jeta e natës ka vite që është pjesë e jetës time sepse unë kam kënduar punuar dhe kënduar për shqiptarët e Zvicrës, diku për 15 vjet me rradhë ku kam njohur edhe bashkëshprtin tim. Të them të vërtetën, nuk është se më pëlqen shumë jeta e natës, është vetëm puna që më lidh me të, që në jo pak raste është shumë e lodhshme.

– A je romantike dhe cili ka qenë gjesti më romantik që ke bërë ndonjëhere?

– Në fakt kam qenë shumë romantike më parë, ndërsa tani është bashkëshorti ai që kujdeset për këtë pjesë sepse është shumë romantik edhe ai.Unë mendoj se romanticiteti është mënyra e vetme për ta bërë dashurinë sa më interesante dhe më të bukur. Hera e fundit ëë më ka bërë dhuratë, ka qenë makina që unë kam aktualisht.

– Cila është ajo gjë që e vlerëson më shumë tek vetja?

– Sinqeriteti, korrektësia dhe karaketëri i fortë që unë kam.

– Cili lloj muzike mund të të sjellë momente lumturie dhe qetësie?

– Muzika klasike më pëlqen shumë. Shpesh, kur dëgjoj Bethoven-in apo Moxart-in futëm në një botë krejt tjetër. Kjo ndoshta edhe pjrej faktit se uën kam mbaruar shkollën artistike dhe e dëgjoj me kënaqësi këtë muzikë, pa lënë pas dhe muzikën popullore.

– Çfarë të bën të lumtur dhe çfarë të nervozon?

– Më lumturojnë pa fund sukseset që arrij dhe dashuria për njerëzit e mi më të afërt, sidomos e djalit tim Ergestit, që është gjëja më e shtrenjtë dhe më e bukur e jetës time. Mundohem të mbaj larg vetes njerëzit që më japin energji negative dhe për xhelozinë që ata kanë, mundohem t’u qëndroj sa më larg, sepse më nervozojnë. Mendoj se ka shuë të tillë sot dhe e mira e të mirave është të rrish sa më larg tyre.

– Vishesh bukur dhe normalisht ndjek edhe trendet e fundit të modes.  A mund të ndikojë vërtet shoping-u në humorin e femrës, më konkretisht humorin tënd?

– Jam këngëtare dhe normalisht duhet të dukem bukur. Shoping-u dikon edhe ndikon shumë.(Buzëqesh) Kur isha në Zvicër, blija çdo ditë, sepse më jepte një kënaqësi të veçantë, por edhe sot nuk kam hequr dorë nga zakoni i vjetër.(Buzëqesh) Jam këngëtare dhe për mua ka shumë rëndëi dukja e jashtme, duke mos harruar që bashkëshorti im është ai që kujdeset më shumë për gjithcka që ka të bëjë me dukjen time. Harxhoj jashtë mase shumë, por mirë bëj se më jep kënaqësi të jashtëzakonshme.(Qesh)

– Mendon se mund të blihet çdo gjë me para?

– Jo, janë disa gjëra që nuk mund të blihen me para, si përshembull dashuria, është ndjenjë që nuk mund të blihet. Tendenca ka për këtë pjesë, ose më saktë mendohet se gjithçka mund të blihet apo zjgidhet me para, por për mua jo.

– Ku ndihesh më e shpërblyer, në planin profesional apo në atë personal?

– Ndihem e shpërblyer në të dyja planet dhe do mundohem që t’i mbaj fort dhe të mos i lë të më ikin kurrë nga dora.

– Ku do jetë Luziana në të ardhmen?

Në fakt, synimi im personal është që të ecë vetëm përpara, flas për muzikën por edhe për mësuesinë. Nga muzika nuk do të heqë dorë kurrë, ka qenë pasioni im dhe tani është ajo që nuk më lë mua.

-Në fund, të ngeli ndonjë merak nga kjo intervistë?

– Besoj se thamë pak nga të gjitha, doja t’ju falendëroja juve për këtë intervistë timen të parë që mendoj se u realizua me sukses, stafin e gazetës Intervista, ty që je kaq e mirë dhe inteligjente, ju uroj suksese në punën tuaj dhe pacit vetëm të mira në jetë. Luziana.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kujt t’ia paguaj sigurimet?

Next Post

A përfitoj bursë në Itali?

Advertisement