Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

15 fakte interesante për tatuazhet

E dije se fjala “tatuazh” i ka rrënjët te fjala polineziane “tatau”, e cila do të thotë “depërtim”, “shenjë në lëkurë”? Ja, disa fakte interesante për to.

  1. Sallonet ku bëhen tatuazhet janë të përhapura kudo në botë. Nga viti 1961-1997, pas shpërthimit të hepatitit B, në Nju Jork, bërja e tatuazheve ishte e paligjshme.
  2. Ylli i kuq në stemën e firmës amerikane Macy’s, ishte pjesë e tatuazhit që kishte themeluesi i firmës, R.H. Macy. Macy e kishte bërë tatuazhin në moshën e rinisë, ndërsa punonte në një anije për gjueti balenash.
  3. Për gratë e fisit Ainu në Japoni, tatuazhet e mëdha në buzë janë trashëgim i të parëve. Këto tatuazhe në buzë konsiderohen si shenjë pjekurie dhe mendohet se largojnë shpirtrat e këqinj.
  4. Samuel F. O’Rajli shpiku makinën e parë të tatuazheve në vitin 1891. Në thelb, ajo ishte modifikim i një makine që u dizenjua për printim autografesh nga Tomas Edison më 1876.
  5. Kënaja e zezë, që përdoret për tatuazhet e përkohshme, përmban p-fenilenediaminë, ose PPD. Shoqata amerikane e kontrollit të ushqimeve dhe ilaçeve ka paralajmëruar se mund të shkaktojë shenja të përhershme në lëkurë dhe reaksione të tjera.
  6. Lëkura mund të shpohet 50-3000 herë në minutë, në përputhje me vizatimin dhe ngjyrat që përdoren në tatuazh.
  7. Shoqëria Mattel e prodhimit të lodrave për fëmijë, kishte prezantuar në vitin 1991 lodrën Butterfly Art Barbie, që kishte një tatuazh në formë fluture në stomakun e kukullës. Në kuti ishin futur edhe tatuazhe të përkohshme për ato që do të blinin kukullat. Megjithatë, ajo u hoq nga qarkullimi pas ankesave të vazhdueshme nga prindërit.
  8. Një studim i bërë në Universitetin e Pensilvanisë, më 2012, tregoi se 61% e menaxherëve të burimeve njerëzore mendonin se mundësitë e një kandidati për punë kufizohen nëse ai ka tatuazh.
  9. Dikur, tatuazhet e marinarëve kishin kuptim të ndryshëm nga ai që kanë sot. Për shembull, një tatuazh në formë breshke tregonte se marinari kishte kaluar ekuatorin, një dragua tregonte se marinari kishte shërbyer në Kinë dhe një spirancë, se kishte përshkuar Atlantikun.
  10. Një sallon tatuazhesh me emrin “Little Vinnie’s Tattoos”, në Baltimorë, SHBA, është shumë i njohur sepse aty shkojnë gratë që kanë kaluar kancerin e gjirit. Quhet edhe “Mikelanxhelo i tatuazheve në thitha”, sepse është specializuar në bërjen e tatuazheve në gjoksin e grave që kanë bërë mastektomi (heqje gjiri).
  11. Boja e zezë e tatuazheve zakonisht bëhet me kockat e djegura të kafshëve, nganjëherë edhe me rrëshirën e brumbujve. Për vegjetarianët, tani ka sallone të veçantë që përdorin bojëra bimore.
  12. Mumja më e lashtë natyrore në Evropë, Ozi, Njeriu i Akujve, kishte shumë tatuazhe në trupin e tij, të cilat, sipas shumë studiuesve, kishin domethënie mjekësore. Disa nga tatuazhet përfshinin vija paralele dhe perpendikulare afër shtyllës kurrizore, në zonën e mesit, një kryq pas gjurit të majtë si edhe shenja të tjera rrotull kyçeve të këmbëve.
  13. Megjithëse tatuazhet ishin të ndaluara në burgjet amerikane, ato ishin një praktikë shumë e përhapur. Ndërkohë që në burgje përdoreshin mjete rrethanore për të bërë tatuazhet, si stilolapsa, kapëse dosjesh, bloza dhe telat e kitarës, motivet e tyre, zakonisht, përputheshin me ato të bandës së cilës i përkiste i burgosuri.
  14. S. Viktor Uajtmill, artisti që krijoi tatuazhet në fytyrën e Majk Tajsonit, më 2003, hodhi në gjyq shoqërinë Vvarner Bros për imitimin e këtij tatuazhi në fytyrën e aktorit Ed Helms, për filmin “The Hangover II”. Më vonë u deklarua se çështja “u zgjidh në mënyrë miqësore”.
  15. Në xhirimet e filmit “xXx”, aktori Vin Dizel bëri një tatuazh fallco me emrin Melkor, në stomakun e tij. U zbulua më vonë se ky ishte emri i një personazhi i një loje, “Dungeons & Dragons», të cilën Dizeli e admiron.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NASA i “ngjit” një satelit Hënës

Next Post

Minibageta me majdanoz

Advertisement