Jam një zonjë 50 vjeçe nga Tirana, burri ka vite që më ka vdekur. Dua të lidhem me një shok të dij të ruaj sekretin. Mund të lini numrin tuaj të telefonit që të komunikojmë dhe të njihemi sëbashku. Faleminderit.
Jam një zonjë e divorcuar kërkoj një person nga mosha 45-50 vjeç për lidhje martesore, e theksoj vetëm për martesë dhe serioz. Personi të jetë larg veseve të këqia dhe të jetë zotëri serioz se ashtu jam dhe vetë. I interesuari të më shkruaj në adresen time të emailit: bbora744@yahoo.com
Jam Alda 40 vjeçe e ndarë për shkak të kushteve, po detyrohem të shkruaj këtu me besimin se mund të gjej një njeri të mirë për martesë nga mosha 45-48 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Jam një zonjë 40 vjeçe nga Vlora e divorcuar pa fëmijë, kërkoj një person të moshës deri 49 vjeç i divorcuar ose edhe i ve, për të bashkëjetuar atje ku banon ai, pasi për fëmijë nuk e garantoj, sepse mua më janë prerë mundësitë për të lindur, por të mos jetë nga fshati. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një zonjë 50 vjeçe nga Tirana. Burri ka vite që më ka vdekur. Dua të lidhem me një shok të moshës 50-56 vjeç. Të mbaj një lidhje të gjatë dhe sekrete. Të jetë i pastër në ndërgjegje dhe i sinqertë. Të jetë larg veseve të këqia, alkolit, duhanit apo bixhozit. Lini numrin tuaj të telefonit për komunikim. Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Përshëndetje, jam Ana 38 vjeçe pa asnjë lidhje serioze. Jam në kërkim të shpirtit tim binjak, qoftë dhe italian. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam një femër serioze e divorcuar me banim në Tiranë 39 vjeçe, dua të lidhem me një mashkull për martesë, të jetë gjer në moshën 48 vjeç. Të jetë nga cdo vend i botës, por të jetë i mirë serioz i ndershëm, i dashur, simpatik të jetë shumë i respektueshëm. Faleminderit për mirëkuptimin, respekte nga Atlanta. I interesuari të më shkruajë në gazetë.
Liana i lutet personit që të lërë numër telefoni tek intervista pasi ju e keni më të lehtë. Faleminderit për mirëkuptimin.
Jam Iva i përgjigjem zotërisë me nr. në fund 811, jam femër serioze dhe dua lidhje serioze për martesë, dua të kaloj jetën dhe jo për të kaluar kohën. Të vlerësoj se je person i mirë dhe serioz, pavarësisht se ke pasë një arsye tjetër që të flasim njëri-tjetrit, të uroj shëndet dhe respekt. Pres përgjigje në gazetë.
Jam krenare për origjinën që kam për kampionin e botës që na ka nderu ane e mbanë. Dua të lidhem me një mashkull serioz, të jetë familjar nga Tirana, Italia ose Greqia, i ndarë mosha 45 vjeç. Respekte nga Xina nga Bz.
Përshëndetje. Jam një zonje nga Fieri 45 vjeçe simpatike e ëmbël dhe e bukur jam pak me shendet. Jam e vuajtur me jeten burri sdo tja dijë, jam e zhgënjyer ne jete prandaj kerkoj nje zoteri tanam zoteri te mire me karakter serioz me vlera sic jam vete se jeta ime ka qene e shume e vuajtur. Me mua te jete korrekt dhe i sinqertë dhe pa genjeshtra te dij te vleresoje nje femer. Kërkoj nje mik nje shok te mire dhe te me ndihmojë nga ana ekonomike. Kush di ta vleresoje kete sms dhe e gjen veten tek ky sms te lere numrin ne telefon ne gazet me respekt Aida.
Përshëndetje, do doja të njihja një person serioz, të arsimuar, shumë punëtor, ortodoks, pa vese, të pamartuar më parë mbi 1.77 i gjatë, deri 52 vjeç për të krijuar familje. Unë jam Era nga jugu 45 vjeçe, punoj në arsim.
Përshëndetje jam 43 vjec nga juglindja e Shqipërisë do doja të njihesha me një zotëri të moshës 45-53 vjec për martesë, të jetë beqar ose ti ketë vdekur gruaja do preferoja të jetonte jashtë shtetit. Për tu njohur më mirë lini ju numrin tuaj të telefonit për tu njohur më shumë.
Dua te lidhem me personin nga Turqia jam nga Rrësheni 45 vjeç e pa fejuar e martuar kam arsim te mesem ekonomik. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam një zonjë nga Korça banoj në Tiranë, jam 55 vjeç, burri më ka vdekur ka vite. Jam një e vuajtur në jetë, akoma se kam gjetur qetësinë time dhe kam dëshirë të gjej një shok të mirë në moshen time, të mendojë për mua të më plotësojë atë që më ka munguar, të jetë i dashur, i thjeshtë, i mirë nga ekonomia, sepse nuk dua të vuaj. Me respekt vajza që nuk ka gëzuar një herë dhe nuk dua të dal e zhgënjyer. R.