Më ndiqte pantera
– Përshëndetje astrologe! Ç’do të thotë të shikosh në ëndërr një panterë? Ajo mundohej të më bënte keq, por nuk ia arriti dot. Në një moment, kur po më ndiqte, iu hakërreva aq shumë saqë fillova ta ndiqja unë, ndërsa ajo ikte. A ka ndonjë kuptim?
– Sigurisht që ka kuptim, do të thotë që duhet të keni kujdes sepse rrethoheni nga disa persona të cilët mund t’ju hidhërojnë lehtësisht. Edhe pse në fillim do të duket sikur rrezikoni në shumë gjëra, në fund dilni të fituar ju, sepse po e ndiqnit panterën. Kjo do të thotë që do t’i sundoni ju këta persona dhe ata do t’ju largohen sepse ju kanë shumë frikë. Ju do të dilni më të fortë se ata që ju kanë inat.
Gjeta monedha floriri
– Kam parë në ëndërr sikur u hap toka dhe aty kishte monedha floriri. Pastaj u mbyll dhe unë sikur kisha një thes të vogël. Kisha flori para syve. M’u shfaqen tre kavanoza qelqi dhe unë zgjodha njërin prej tyre, i cili kishte brenda disa petale trëndafili të kuq. Unë e ndërrova me thesin me flori.
– Florinjtë në ëndërr tregojnë se fati do t’ju trokasë në derë. Edhe trëndafilat e kuq, kanë lidhje me fatin e mirë, si në jetën private, po ashtu dhe në atë profesionale. Ndërrimi që keni bërë në fund, do të thotë që u jepni më shumë rëndësi vlerave tuaja si person, si karakter, por edhe vlerave materiale. Kështu, nëse do të jeni para një zgjedhjeje, zgjidhni anën monetare, që ka lidhje edhe me profesionin tuaj.