Dikush ka shkruar se «dashuria zgjat tre vjet». Po besnikëria? Një studim i kohëve të fundit është përpjekur të vlerësojë se sa kohë mesatarisht kalon deri në momentin kur… i hedhim sytë diku tjetër!
Shifrat e fundit thonë se 13% e grave dhe 21% e burrave pohojnë se kanë tradhtuar. Në një studim, 819 francezë të moshës 18-65 vjeç janë pyetur për lidhjet e tyre. Rezultati: Muajt e parë të një lidhjeje, kur mendohej se askujt nuk i shkonte mendja për tradhti, mund të jenë shumë të rrezikshëm, sidomos për gratë. 22% e tyre, (kundrejt 13% të burrave), pohojnë se kanë tradhtuar në tre muajt e parë të lidhjes. Vështirësi për t’u angazhuar seriozisht, hezitim në zgjedhjen e partnerit, dëshirë për «të mos i futur të dyja këmbët në një këpucë» shumë shpejt, etj. Shumë arsye janë të mundshme.
Përkundrazi, vihet re se, sa më shumë forcohet lidhja, aq më shumë janë burrat ata që tradhtojnë. Afro 1 në 3 burra dhe 1 në 4 gra pohojnë se kanë tradhtuar ndërmjet vitit të dytë dhe të pestë të lidhjes. Përtej 5 vjetëve, numri i grave që tradhtojnë fillon të rritet, për të arritur 37%… Nevojë për t’u ndjerë përsëri e dëshiruar, dëshirë për të nxitur pak jetën në çift… Jetëgjatësia e një lidhjeje rimon shpesh me pabesinë. Përfundimi, «piku u tradhtisë» nuk është i njëjtë te burrat dhe te gratë. Për ta, është ndërmjet 2-5 vjet lidhjeje dhe për gratë më shumë është në fillim të një lidhjeje, ose përkundrazi, kur kjo ka kohë që zgjat…