Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

PROFETI I EKONOMIË: ARISTOTEL PANO

Në se do kërkohej një profet për ekonominë ai do të quhej Aristotel Pano. Po pse nuk është shpallur Profet? Ka shumë arsye. Unë do qëndroj tek një proverb: “ Nuk mund të jesh profet në fshatin tënd?!”…Dhe Profesorin e sulmuan të gjithë. Në radhë të parë ekonomistët kolegë. Po pse? Lufta e përjetëshme mes të aftëve dhe të paaftëve. Për fat të keq në shekuj fitorja u ka takuar të paaftëve. Por jo vetëm të paaftët. Profesorin e kanë goditur, sulmuar, denigruar, baltosur, sakatosur edhe meskinët, malukatët, servilët, burokratët. Një përplasje titanike nga vitet ’60-të deri në vitin 1991…E gjithë kjo botë e “vogël” ka qënë “prapa perdes”. Në skuta. Në labirinthe. Në mbledhje të organizatës bazës të Partisë së Punës.
Në vitet 1967-1971 kam qënë student në fakultetin Ekonomik. Ne, si studentë shihnim vetëm skenën. Dhe në “skenë” Profesori ishte idhulli ynë. E adhuronim. Ishte Profet dhe askush nuk guxonte ta imitonte. Orator në gen. Elegant. I veshur me sqimë, ish student me medalje të artë në Bashkimin Sovjetik- një ndër 10 studentët më të mirë në Univeristetin “Lomonosov” të Moskës, nga vitet 1950 deri në vitin 1960.
Në leksione ishte befasues…Kujtoj një detaj. Ishte vjeshtë. Ditë me re. Profesori, me një sarkazëm të thellë, po fliste për ”Kapitalin” e Karl Marksit… Pa pritur nisi të bjerë shi. Profesiori ndaloi. Ktheu sytë nga dritarja dhe nisi motivet e një kënge italiane… Pastaj tha:
-“La pioga”, titulli i këngës italiane që ka fituar në festivalin e Sanremos. E kini dëgjuar?
…Heshtje varri. Jetonim në diktaturë. Këngët italiane dhe “Bitellsat” i dëgjonim natën, si kudhi. Me lepurin në bark! Askush nuk kishte kurajo as t’i këndonte e as t’i komentonte…
Për një çast Profesori sikur u zgjua nga magjia e këngës dhe… nisi ligjiratën për Karl Marksin…
Në vitin 1983 unë u bëra shef i sektorit ekonomik në gazetën “Zërin e Popullit”. Një mëngjes në zyrë hyri Profesori.
-Kam një artikull. Me spec. Nuk dua të të vë në provë kurajon tënde, për ta botuar. Jepja kryeredaktorit…
Pas tre muajve u takova përsëri me Profesorin:
-E kuptoj arsyen e mosarsyes, siç thoshte Don Kishoti, që artikullin nuk po e botoni. Por pse pjesë të artikullit tim i gjej të shpërndara në disa shkrime të botuar në “Zerin e Popullit”? Ka një proverb grek që thotë: “Njeriu ndjen më shumë kënaqësi kur dhuron, se kur merr dhurata?!” Unë me kënaqësi do t’i dhuroja gazetës pjesë nga artikulli im…

Në vitin 2011 Profesori botoi librin :“Karl Marksi nga shkenca në Utopi”…Kush është ideja me dy fjalë? Vështirë ta bëj si gazetar. Po Profesori çfarë thotë në parathënie?
-Unë nuk guxova kurrë në atë periudhë të paraqes diçka, një punim që u kthye ne libër sot. Marksi argumentoi, sipas tij, domosdoshmërinë dhe pashmangshmërinë e shëmbjes së kapitalizmit. Në një periudhë gati 200-vjeçare kapitalizmi jo vetëm që nuk u shëmb në botë, por përparoi. Varfërimi absolut që ai parashikoi nuk u vërtetua.

Fund shkurti 2012. Bie telefoni…
-Alo! Jam Teli! Nuk di pse dua të pimë së bashku një kafe?…
-Mbase nostalgjia e Profesorit për nxënësin, – thashë unë…
U ulëm në kafene. Ndërsa kamarieri merrte porosinë, vëzhgova porterin e Profesorit. Elegant. Mosha kishte shtuar thinjat…

Advertisement

-Pse me vëzhgon me sytë e mëndjes,- tha Profesori….Të kam ndjekur për 40 vjet që shkruan në gazeta…Tek ty kam besim: Po të lë disa shënime te vjetra. I kam shkruar para viteve ’90-të. Duan një redaktim, që një ditë të botohen…Neise! Kur ju futa punës për përkthimin e “Epoka e trazirave”, e Alan Greenspain, mu duk një aventurë e vërtetë. Si vet libri. Si vet jeta e ekonomistit amerikan, që e nisi si instrumentis dhe përfundoi një nga ekonomistët më të mëdhej të botës….E di çfarë më gëzon? Të gjithë më hapin dyert: Adrian Fullani më ndihmoi për librin. Mehdi Goxhai ma botoi…Elisabeta Gjoni më përkrahu… Të tjerë më hapin sallat për pronovim librash… E di çfarë më trishton? Burokracia…Kam ca probleme me pronat. Të thjeshta për mua. Por kam 17 vjet që nuk i vë do në vijë?!…
Pse vallë? Pyeta veten. “Nuk mund të jesh Profet në fshatin tënd?!” E bukur, por nuk e jep të plotë përgjigjen. Mu kujtua diçka tjetër…Dali, më i madhi piktor spanjoll i shekullit 20-të, u zgjodh anëtar i Akademisë Franceze. Pritje madhështore. Fjalime. Lavdërime. Kronika. Intervista. Ishte lajmi i ditës në Francë, Angli, Argjentinë, Angli. I emocionuar Dali tha:
-Nuk di, nuk e kam zbuluar ende, sa më duan në vendin tim, në Spanjë?!
No comment…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

8 shenja që tregojnë se nuk jeni më një... çift!

Advertisement