Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndihem shumë e pafuqishme

– Doktor Agroni, jam një vajzë 30 vjeçe. U bënë disa muaj që më shoqëron një gjendje e lodhshme plogështie. Në një orë të ditës më duket sikur do të më bjerë të fikët. E ndjej veten shumë të pafuqishme dhe nuk mund të përqendrohem në punë. Kam bërë analiza të gjakut të cilat dolën në normë. U vizitova edhe te specialisti i tiroideve dhe analizat më dolën shumë mirë. Neurologu më tha se është thjesht një gjendje stresi e cila do kalojë dhe si mjekim më dha Xanax, por as me marrjen e këtij preparati nuk jam shëruar. Ju lutem, më thoni çfarë duhet të bëj, pasi kjo gjendje më pengon në punë dhe në jetën e përditshme. Theksoj se bëj një jetë të bukur dhe të qetë.
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Mendoj se plogështia që ju keni mund të lidhet më shumë me shkaqe si: Kalimi i një infeksioni, dobësimi i sistemit nervor, luhatjet e tensionit arterial etj. Shtoj se për zbulimin e këtyre shkaqeve, ndihmojnë analizat e gjakut, midis tyre edhe ajo e glicemisë (përcaktimi i nivelit të sheqerit në gjak), që ju nuk më thoni nëse e keni bërë. Paraprakisht mund t’ju them se, në qoftë se kjo dobësi apo asteni fizike do të lidhej me një dobësi të sistemit nervor, ajo do të shoqërohej edhe me simptoma të tjera, si: Dhimbje koke të karakterit rëndues, kryesisht në pjesën e saj të pasme, çrregullime të përqendrimit, të gjumit, oreksit etj. Së fundi, para se të merrni barna, do t’ju këshilloja të lidheshit me një mjek specialist duke patur me vete analizën e gjakut komplet (në gisht) dhe atë të glicemisë. Në qoftë se dyshohet për një plogështi apo dobësi të lidhur me shkaqet e mësipërme (pra, të një neuroze), mund të merrni si mjekim:
1) Bar Blete, 2×1 gotë çaji.
2) Sol Vigor Stress 10ml, me flakon që pihet nga goja çdo dy ditë.
3) Sol Neurobioni 2ml, 10 ampula çdo dy ditë në muskul. Mendoj se kështu ju do të ktheheni në normalitet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë i shkakton këto alergji?

Next Post

A të bën tiroidja të shtosh në peshë?

Advertisement