Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mikeshës time të veçantë…

E diku matanë të ishte një muze që përqafimet e humbura dhe fjalët e pathëna ku dikush ti ruante për ne, e ti gjenim sa herë do ti donim. Imagjino sikur në anë të qytetit të ishte një det lotësh ku të laheshin mëkatet. Ose sikur mbi kokat tona të ishte një diell loder e ta thërrisnim sa herë do ta donim. Imagjino sikur njerëzit të kishin duar që puthnin e të ndjeheshin kur barrierat do ndanin buzët e tyre. Imagjino sikur të kishim dhe sy që flisnin oh çfarë bote do ishte. Do kishte njererëz kokëulur nga pesha e inatit që do i tradhëtonte në sy, dhe njerëz që sdo mbyllnin sy veç  për të mos humbur një çast dashurie mes tyre. Imagjino sikur në qendër të qytetit të kishte një bibliotekë kujtimesh ku do mund të lexonim jetët tona e diku matanë të kishte faltore pengjesh ku të luteshim për fillimet e reja. Imagjino sikur të kishim një teatër fytyrash e ne të kalonim pasditet duke parë shfaqje marionetash që rendom i quajmë të njohur. Imagjino sikur hëna të ishte pasqyrë dhe ti të kriheshe para saj që gjithë bota të shihte sa e bukur je. Imagjino sikur të kishte një shkollë zanash ku të mësonim të realizonim ëndrra. Imagjino mikja ime, buzëqesh dhe imagjino. Po shkoj të vjedh gjithë ëndrrat e netëve të tua e premtoj, një ditë do të të sjell në duart e tua një grusht yje si dhuratë. B. & G.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

8 shenja që tregojnë se nuk jeni më një... çift!

Next Post

Më dëgjo...

Advertisement