Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam një problem me penisin

– Doktor Evi, kam një problem me penisin. Më është trashur lafsha, kurse te koka më janë bërë nja tre vende si plagë. E kam bërë me betadinë ca ditë, kurse kam dy ditë që i bëj larje me kamomil. Nuk mjafton vetëm kjo, por më djeg edhe urina. Ju lutem, më thoni, çfarë kure të ndjek? Jam stresuar shumë dhe nuk di më si të veproj…

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Ndër sëmundjet më të shpeshta të penisit janë edhe sëmundjet e lafshës dhe të kokës së penisit, që me një term të përgjithshëm quhen balanitis dhe mund të klasifikohen në 12 lloje të ndryshme. Këto patologji fillojnë me skuqje, me kruarje e me sekrecione me erë të keqe, që mund të avancojnë gjer në enjtje, trashje të lafshës, vështirësi në aktin seksual etj.

– Këto patologji, në përgjithësi, mjekohen mirë, por duhen diferencuar nga njëra-tjetra. Një nga patologjitë kryesore që është sëmundje seksualisht e transmetueshme me shenja në lafshën e penisit është edhe sifilizi, që kohët e fundit është përhapur shumë. Kjo sëmundje do një skemë tjetër mjekimi ku dominojnë antibiotikët. Sidoqoftë, unë do t’ju kisha këshilluar patjetër një konsultim me mua drejtpërdrejt në poliklinikë sepse nuk mund t’ju japim asnjë lloj mjekimi në distancë. Ju keni nevojë të konsultoheni drejtpërsëdrejti, të bëni analizat që të nxirret diagnoza e saktë dhe të merrni mjekimin e duhur.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dua t’i jap fëmijës një mbiemër

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement