Përveçse këngëtarja e disa prej hiteve në muzikën shqiptare, ajo është edhe mamaja me kohë të plotë e një djali të bukur, Paridit. Kjo është arsyeja pse e ka lënë disi pas dore angazhimin në muzikë, duke preferuar t’i përkushtohet më tepër jetës familjare. Por kjo nuk e zhvlerëson aspak faktin që ajo është ende një femër e bukur, që di dhe mund të tërheqë kur do sytë e gjinisë tjetër. Me një fustan të kuq të ndezur, me një dekolte që me siguri (edhe pse e bërë) i ka lënë pa frymë meshkujt, është shfaqur Ingriti në një mbrëmje në një prej klabeve në Tiranë duke ngjallur vëmendjen në sytë e të pranishmëve. Por, nëse lëmë pak mënjanë suksesin si femër e hijshme, për të folur për karrierën, kujtojmë që dalja e saj e radhës ishte në klipin bashkëpunim me Alida Dukën dhe Xheron, me titullin “Besame”, ndërkohë që suksesi i saj më i fundit ishte dueti me Gjeto Lucen. Por stina e verës po afron dhe me siguri, një klip nga Ingriti nuk do të mungojë as këtë herë.
Advertisement