Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 11 maj-17 maj

Dashi
Do t’ju imponohen zgjedhje dhe vendime që do t’i kundërshtoni, por pastaj do t’i pranoni. Shefi do t’ju ngrejë në detyrë dhe megjithëse keni frikë se nuk jeni në lartësinë e duhur, ju do të pranoni. Partneri/ja do të bëjë sport me ju dhe ju do ta ndiqni, megjithëse nuk keni shumë dëshirë. Fati ju detyron të bëni gjëra pozitive për veten. Pranojini gjërat që ju vijnë, sepse janë për të mirën tuaj. Ju shpenzoni para në mënyrë kompulsive. Kujdes, sepse mund të mbeteni pa para në fund të muajit.

Demi
Dielli dhe Marsi në shenjë ju japin energji. Përfitoni prej saj sepse nuk do të zgjasë shumë. Nëse doni të lyeni shtëpinë apo të ndërroni rrobat e dimrit me ato të verës, është momenti i duhur. Ju keni dëshirë të shëtisni, të hani jashtë dhe të zbaviteni, për të larguar nga mendja mendimet e trishtuara. Do të harxhoni shumë për veten këtë javë. Në lidhje, situata nuk është shumë idilike. Ju do të bëni një bilanc të jetës suaj dhe nuk do t’ju duket shumë pozitiv…

Binjakët
Afërdita dhe Mërkuri janë në shenjën tuaj. Ju bisedoni lehtësisht me seksin e kundërt dhe i joshni të gjithë. Më pas, mund të jetë nganjëherë e vështirë t’u ktheni shpinën atyre që nuk ju pëlqejnë. Ju keni dëshirë të flisni me shefin për një organizim të ri në punë. Gjërat mund të përmirësohen. Në lidhje, gjithçka shkon mirë, flirti dhe joshja janë si në ditën e parë. Mund të dalni me shoqërinë në fundjavë, mbase në ndonjë ditëlindje.

Advertisement

Gaforrja
Ju ndjeheni të zhgënjyer nga partneri/ja që nuk është shumë i/e pranishëm, ose nuk ju kushton shumë vëmendje. Sado që ju i bini ziles së alarmit, ai nuk reagon! Jini të durueshëm; kur t’i hapë sytë dhe veshët do t’i rikthehet lidhjes edhe më me pasion. Një shok/shoqe ju ngre moralin, pasi ju ka dëgjuar të ankoheni. Në punë, Urani përshpejton ritmet tuaja, të cilave do të dini t’u përshtateni. Bëni pak fizkulturë, për të qetësuar nervat.

Luani
Do të jetë një javë e mirë për Luanët. Do ta shfrytëzoni kohën në maksimum, do të zbaviteni, do t’ju bëjnë komplimente, partneri/ja ju admiron dhe jua thotë, të afërmit do të sillen mirë me ju. Përfitoni pra nga këto momente të bukura të jetës. I vetmi problem është të hani dhe flini si duhet, sepse e keni shkelur ca këto kohët e fundit. Nëse po bëni një udhëtim, do t’ia kaloni aq bukur, sa do ta keni të vështirë të largoheni prej andej.

Virgjëresha
Saturni vazhdon të jetë në shenjën tuaj dhe ju do të vazhdoni t’i keni këmbët në tokë, të pajisur me realizëm dhe mendjekthjelltësi. Ju do të tregoheni edhe më të rezervuar. Kështu, nëse do t’ju kërkojnë mendimin për diçka, nuk do ta thoni. Humori juaj i lëvizshëm do të durohet më mirë nga shoqëria që ju njeh, apo të afërmit. Në lidhje jeni në një fazë vrojtimi. Beqarët do të vazhdojnë të jenë të tillë, ndërsa të martuarit do të mbyllen në vetvete.

Peshorja
Edhe këtë javë do t’ju duhet të bëni një zgjedhje. Ju keni bërë goxha përparime në marrjen e vendimeve. Jeni më pak hezitues, më të vendosur dhe, kur thoni jo, është jo. Gjithashtu, e ndjeni veten më pak në faj kur u refuzoni njerëzve që doni. Daljet me shoqërinë do të jenë të planifikuara që më parë. Kështu, do të mund të organizoheni dhe të arrini të bëni edhe gjërat e tjera të rëndësishme. Në lidhje, situata është pak rutinë, duhet të përpiqeni më shumë. Gjithashtu, duhet të kujdeseni më shumë për veten.

Akrepi
Në fillim të javës do të jeni paksa të stresuar, por do të relaksoheni nga mesi i saj. Humori juaj do të përmirësohet sepse do të merrni lajme të mira, si në familje, ashtu edhe në punë. Nëse jeni beqarë, do të ndjeheni të kënaqur dhe nuk do të josheni prej askujt, por nuk e keni problem këtë. Ju do të gjeni kur të ndjeheni të gatshëm dhe kur planetet do t’ju ndihmojnë. Nëse jeni në çift, do t’i bëni tjetrit pyetje në lidhje me besimin dhe ai/ajo do t’ju përgjigjet.

Shigjetari
Saturni dhe Mërkuri janë kundër jush. Kjo ju detyron të bëni edhe punë që nuk ju pëlqejnë, si: rregullim dokumentesh, apo punë që kanë lidhje me shtetin (pagesa faturash, etj). Pranojini pa u ankuar shumë, sepse nuk mund t’u shpëtoni detyrimeve të këtij lloji. Ndërkohë, mund të relaksoheni duke dalë me shoqërinë për të pirë një kafe apo një gotë verë. Nuk është shumë herët të mendoni për pushimet e verës dhe të bëni plane e rezervime. Kështu, do të harroni edhe lodhjen, edhe stresin e përditshëm.

Bricjapi
Jeta juaj sentimentale është e këndshme, si nga ana e ndjenjave, ashtu edhe nga ajo e pasionit. Ju i shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë më të natyrshme dhe keni më shumë besim. Nëse jeni vetëm, do t’ju prezantojnë një person me personalitet shumë të afirmuar, që e di se çfarë do dhe kjo ju pëlqen. Lëreni lidhjen të evoluojë dalëngadalë, pa i djegur etapat. Mësoni ta njihni tjetrin më parë. Në punë, ju bëjnë shumë komplimente të merituara. Shoqëria, me të drejtë, kërkon praninë tuaj.

Ujori
Lidhja do të jetë prioriteti juaj këtë javë. Të gjitha mbrëmjet do t’ia dedikoni partneri/es. Ju keni nevojë për intimitet dhe të kaloni kohë me të, pa miqtë, pa familjen. Nuk e keni zakon këtë, prandaj ditën ia dedikoni shoqërisë, me kafe dhe biseda. Megjithatë, nuk lini pas dore edhe punën. Mundësi të reja ju hapen dhe ju i kapni pa i bërë shumë pyetje vetes, pasi ju kanë joshur risitë. Ju pëlqen diçka e tillë, sepse nuk e doni rutinën.

Peshqit
Neptuni ju frymëzon në punë. Ju keni ide të reja, interesante, të cilat ua thoni edhe të tjerëve. Keni filluar të mendoni se mund të bëni përpara në karrierë. Në dashuri, mendoni se partneri/ja ju gjykon shumë ashpër dhe u përgjigjeni flakë për flakë të gjitha kritikave. Ai/ajo duhet të ndryshojë qëndim, përndryshe ju mund të zemëroheni seriozisht… Një shok/shoqe ju gjendet pranë në këto momente dhe ju jep të drejtë për gjithçka.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Grurë me zarzavate në uok

Next Post

Dua t’i jap fëmijës një mbiemër

Advertisement