Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 1 qershor-7 qershor

Dashi
Urani dhe Saturni ju shtyjnë të rishihni qëndrimet tuaja. Për shembull, ju e mbroni shumë veten dhe nuk e kuptoni se kështu i bëni disa njerëz t’ju dalin kundër. Mund të ndodhë të zemëroheni lehtësisht, kur mendoni se po ju sulmojnë e për pasojë, askush nuk guxon të shprehet lirisht, duke pasur frikë nga reagimet tuaja. Ju doni gjëra të vërteta, jeni gati të bëni çfarë nevojitet e të ndryshoni qëndrim. Vazhdoni në këtë drejtim.

Demi
Ju shpenzoni shumë dhe nuk i rezistoni asnjë tundimi. Mërkuri dhe Marsi në sektorin tuaj financiar ju shtyjnë të blini këpucë, bluza, fustane, bizhuteri… Keni dëshirë të zbukuroheni për partnerin/en, por edhe për veten. Një shoku/shoqja juaj i ngushtë ka probleme sentimentale. Ju i thoni ekzaktësisht çfarë mendoni për partnerin/en. Nëse ai/ajo largohet për momentin, mos u mërzisni, pasi do të rikthehet. Në familje kujdesen për ju dhe kjo është gjëja që ju pëlqen aq shumë…

Binjakët
Do të jeni plot gjallëri dhe dinamizëm këtë javë. Këtë jua ofrojnë në një pjatë të argjendtë Dielli, Mërkuri dhe Marsi në shenjë. Ju ngriheni në mëngjes gjithë dëshirë, bëni fizkulturë, u përgjigjeni gjithë emaileve, shkoni në punë duke fishkëllyer, ftoni shokët për një kafe. Fizkultura ju ndihmon të digjni kalori. Nëse jeni vetëm, do t’i bëni disa pyetje vetes për personin që doni të takoni. Duhet të jetë më shumë i bukur nga jashtë, apo intelektual? I ri në moshë, apo pak më i pjekur? Nëse jeni në çift, do të bëni një jetë dinamike së bashku; projektet e përbashkëta nuk ju mungojnë…

Advertisement

Gaforrja
Afërdita nuk është e favorshme për ju këtë javë. Mos shkoni te parukieri, lëreni për më vonë, sepse rrezikon të mos ju pëlqejë prerja e flokëve! Gjithashtu, evitoni diskutimet me partnerin/en, të cilat mund të përfundojnë në zënka. Sentimentalisht jeni në një periudhë dyshimi. Ju i bëni vetes pyetje edhe për detaje të jetës së përditshme. Për fat të mirë, gjërat në punë shkojnë mirë, megjithëse jeni të ngarkuar.

Luani
Jupiteri është ende pozitiv, gjë e mirë kjo për jetën tuaj. Do të keni momente të bukura me ata që i doni dhe ju duan, do të bëni miq të rinj dhe entuziastë që do t’ju hapin horizonte të reja. Jeni të aftë të merrni nga jeta gjërat e mira. Do të tregoheni mendjehapur, një nga cilësitë tuaja më pozitive. Optimizmi juaj forcohet falë Jupiterit, kështu që do të besoni se një e ardhme më e mirë do të vijë së shpejti. Duket se keni të drejtë. Në dashuri, ju mbështesni partnerin/en që nuk i shkon aq mirë sa ju…

Virgjëresha
Saturni është rikthyer dhe ju do të bëni një analizë të saktë të asaj që prisni nga jeta. Ky nuk është një bilanc negativ, por është një përpjekje realiste për të kuptuar se çfarë mund të bëni në një të ardhme të afërme apo të largët. Ju keni dëshirë të bëni gjëra të thella, por edhe të zbaviteni ndërkohë. Ndajini idetë tuaja me shokët e ngushtë; kjo do t’ju ndihmojnë të përmirësoni reflektimet tuaja. Një shok apo shoqe do të afrohet me ju. Me sa duket, ai/ajo ka në kokë një ide në planin sentimental.

Peshorja
Neptuni në shenjë ju shtyn të pranoni sfidat e jetës. Profesionalisht, do të guxoni të ndërmerrni në sy rreziqe që nuk i keni konsideruar më parë. Sentimentalisht do të shprehni atë që shpresoni dhe prisni nga partneri/ja. Ai/ajo do ta kuptojë se çfarë dëshironi, pasi do të tregoheni i/e sinqertë. Ju e mbështesni atë në karrierë, doni që të shkëlqejë dhe të ketë sukses, për t’u ndjerë mirë. Kushtojini pak kohë edhe shoqërisë.

Akrepi
Problemet financiare që keni, ju shtyjnë të kërkoni mënyra për të fituar më shumë para. Saturni është në fushën financiare për dy vjet. Pra, do të ndërtoni jetën tuaj në planin material, për të pasur një mënyrë jetese më të kënaqshme dhe më të rehatshme. Jeni gjithmonë gati për të bërë përpjekje për këtë dhe për të punuar shumë. Në fakt, përtacia nuk bën pjesë në defektet tuaja. Në fushën sentimantale, ju keni një lidhje që nuk ju angazhon shumë, pasi nuk doni ndërlikime për momentin.

Shigjetari
Këtë javë mund të keni disa tensione në çift. Ju do të përpiqeni të ekuilibroni jetën tuaj, të kaloni kohë së bashku, por edhe të bëni projekte personale. Nuk doni të rrini vetëm, por doni edhe pavarësinë tuaj. Mos u ankoni nëse tjetri/a do të rrijë me ju, mësoni të dozoni momentet që i kushtoni shoqërisë. Saturni ju jep dëshirë për të qëndruar vetëm dhe për të reflektuar. Kjo nuk është në natyrën tuaj, por është e nevojshme. Disa prej jush mund të vendosin të bëjnë diçka të re në jetë.

Bricjapi
Neptuni dhe Plutoni janë në harmoni. Kjo ju bën të keni një vizion shumë realist të jetës suaj, jo në planin sipërfaqësor, por në thellësi. Nëse po i bëni psikoterapi vetes, do të kuptoni ndikimin e prindërve, ose të edukimit tuaj në zgjedhjet që bëni sot. Tani ka ardhur momenti t’i bëni një bilanc jetës suaj: Ju pëlqen ajo ashtu si është, apo jo? Guxoni të merrni në dorë jetën tuaj dhe të bëni zgjedhjet që ju pëlqejnë.

Ujori
Planetët janë pozitivë për ju këtë javë. Një ritëm jete i shpejtë ju pret, gjë që ju pëlqen. Risi në horizont: ju do të ndjeheni të kënaqur nga gjithçka që ju largon nga rutina e jetës së përditshme. Në dashuri e shtyni tjetrin/ën të marrë një qëndrim për gjërat që kanë rëndësi për të. Nëse jeni vetëm, zemra juaj do të lëkundet mes dy njerëzve krejtësisht të kundërt nga njëri-tjetri. Ju do të flirtoni pa vendosur. Ju pëlqen të zbaviteni pakëz.

Peshqit
Neptuni ju bën konfuzë, ju vraponi nga të katër anët dhe jeni të çorganizuar. Merreni shtruar për të vënë rregull. Kjo do t’ju ndihmojë të fitoni kohë. Paguani faturat që keni për të paguar, hiqni emailet me reklama nga emaili juaj, verifikoni nëse i keni bërë analizat mjekësore që duhet të bëni rregullisht… Këto gjëra nuk janë zbavitëse, por do t’ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Sentimentalisht, do të keni disa probleme me partnerin/en. Megjithatë, mos i kërkoni të jetë një njeri krejt tjetër…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi kinez: Me kë shkon Tigri?

Next Post

Marsuela: Femrat ishin xheloze për mua!

Advertisement