– Përshëndetje doktoreshë Valdete. Kam dy muaj që jam diagnostikuar me gastrit dhe ndonjëherë, përdor edhe Nexium. Kur kam dhimbje të mëdha, çfarë antibiotiku ose trajtimi më rekomandoni për të luftuar këtë sëmundje të herëpasshershme?
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – Ju tashmë jeni diagnostikuar me gastrit dhe sigurisht që jeni mjekuar për një periudhë të caktuar. Sigurisht që herë pas here do keni shqetësime të cilat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, siç mund të jenë: Përdorimi i preparateve të ndryshme, mënyra e të ushqyerit, ftohja, stresi, si dhe pirja e duhanit, që shkaktojnë riakutizim të sëmundjes.
– Terapia me antibiotik jepet vetëm kur heliko bacter pylori del pozitiv ose kur i sëmuri ka bërë ekzaminimin gastroskopik dhe diagnostikohet me sëmundje ulçeroze. Do t’ju rekomandoja, pra, që të bënit një ekzaminim të plotë të gjendjes tuaj, në mënyrë që të merrni mjekimin e duhur. Ju uroj shëndet.
Advertisement