Mund të ketë ndikuar ngjyra e verdhë e flokëve që këngëtari Blero ka ndryshuar edhe karakter, duke u bërë më i shpenguar dhe moskokëçarës. Fundjavën e kaluar ai ishte në Shqipëri ku realizoi koncert në një prej klabeve këtu në Tiranë dhe me këtë rast, i ktheu edhe flokët në biond platin për herë të parë. Nuk e kishim parë ndonjëherë Bleron të bënte një ndryshim kaq të madh në lukun e tij, por me sa duket, ndarjen nga ish-bashkëshortja ai po e përjeton ende keq dhe ndoshta nuk qenkan vetëm femrat ato që kanë nevojë për të tilla ndryshime. Por, bashkë me ndryshimin e ngjyrës së flokëve, Blero duket se ka ndryshuar edhe karakter sepse tani shohim se këngëtari ka filluar të realizojë mbrëmje të shfrenuara me miq dhe alkool. Është shumë më pak i përmbajtur, gjë që e tregon fare mirë edhe kjo foto në të cilën ai ka nxjerrë gishtin e mesit para aparatit fotografik. Shpresojmë që në ato momente, Blero të ketë qenë i pirë, megjithatë duke qenë se është person publik, fotoja tashmë ka nisur të qarkullojë nëpër rrjete sociale gjë që sigurisht nuk jep imazhin e duhur të një qytetari të mirë dhe për më tepër, të një babai të mirë për vajzën e tij 5 vjeçare.
Advertisement