Pas ndarjes, ndryshimi i radhës te Blero, ishte kthimi i flokëve në biondë, që ishte ndoshta edhe ngjyra e fundit me të cilën pritej të eksperimentonte, por ja që Bleros i pëlqen të suprizojë dhe duhet thënë se edhe këtë herë ia arriti. Menjëherë pas kthimit të flokëve në biond platin, këngëtari filloi të përballej me komentet e fansave të cilat shpeshherë ishin edhe thumbuese, duke e vënë atë në lojë. Blero u tregua aq i hapur sa t’i pranonte të gjitha pa iu kundërvënë, madje aq i hapur sa së fundi ka nisur të përdorë autoironi duke postuar në faqen e tij në Instagram një foto të bërë nga fansat ku paraqitet vetë ai me flokët biondë në krah të këngëtarit bullgar Aziz. “Hahaha deka tu kesh… Sa kreativë jena. Flm për humorin e mirë që keni”, ka shkruar ai krahas fotos së postuar. Dhe, teksa shohim foton, krahasimi i bërë të bën vërtet të qeshësh, ndërsa Blero nga ana tjetër e ka kuptuar se autoironia është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur.
Advertisement