Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vigan Shehu: Jam kthyer te dashuritë e kaluara

Simpatik, tërheqës, një ndër djemtë më të preferuar të vajzave ndërsa ishte konkurrent në Big Brother, por edhe tani. Vigan Shehu, djali nga Kosova sapo ka publikuar këngën dhe klipin e tij të parë “Nuk e mendoja”. Në fakt, edhe pse nuk e mendonim se Vigani do të merrej me muzikë, ai na zbuloi diçka që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinin: Ai nuk ka hyrë rastësisht në muzikë. Pas suksesit që pati me “Nuk e mendoja”, Vigani do të marrë pjesë edhe në Top Fest 12. Presim…

Mia. B: – Vigan, kurioziteti për të mësuar se ç’të bindi që t’i futeshe muzikës, është i madh…
Vigan Shehu: – Ka më shumë se 12 vjet që merrem me muzikë, pasi kam bërë shkollën e mesme të muzikës për instrumentin e klarinetës dhe kam qenë kitarist me një grup, me të cilin kam performuar në shumë klabe nate. E reja është vetëm se më parë nuk isha shfaqur si këngëtar…
– Pjesëmarrja në Big Brother, kishte synim çmimin e madh apo pikërisht atë famën që mund ta përdorësh sot në muzikë?
– Vizioni im ishte të luftoja, të shkoja deri në finale dhe të fitoja Bigun pasi isha shumë afër, por nuk e arrita dot. Megjithatë, popullariteti që fitova kur dola jashtë shtëpisë, po më ndihmon në rrugën time drejt muzikës, për të arritur sukseset e mia. Kënga dhe klipi “Nuk e mendoja” është pëlqyer goxha, i ka kaluar shumë më shumë pritshmëritë e mia.
– Unë nuk e mendoja që Vigani do t’i futej muzikës. Po ti, çfarë nuk mendoje?
– Unë nuk e mendoja se fundi do të ishte pa njëri-tjetrin. (Buzëqesh)
– Ndërkohë, përpara është edhe pjesëmarrja jote në Top Fest 12. Kjo më bën të mendoj që ti muzikën nuk e ke thjesht një hobi…
– Po, është shumë e vërtetë. Muzika, përveçse hobi, tani është bërë një punë për mua. Sapo kam hapur studion e muzikës “ViVa Melody” ku përveç këngëve të mia, po merrem edhe me projekte të këngëtarëve të tjerë. Në studio kompozojmë bashkë me vëllain, Valonin.
– Vigan, një djali simpatik si ti nuk i ka munguar vëmendja e femrave, besoj…
– (Qesh) Po, por tani që kam filluar të merrem me muzikë, vëmendja është shtuar.
– Pse pjesa më e madhe e femrave pëlqejnë meshkujt e njohur?
– Mendoj se kjo ndodh ngaqë shfaqja e tyre e shpeshtë nëpër media, ndikon te vajzat të cilat fillojnë të krijojnë një lloj simpatie.
– Po një mashkull i njohur, preferon të ketë në krah një femër të njohur apo një të thjeshtë?
– Për mua, ka vlera shumë të mëdha brendësia e një femre. Rëndësi ka të jetë e thjeshtë sepse edhe e thjeshta mund të jetë e njohur.
– Cili është njeriu të cilit i beson më shumë?
– Personat e familjes.
– Për të rrëfyer diçka, do të zgjidhje shokun apo shoqen?
– Shokun.
– Miqësitë e tua, i kanë rezistuar kohës?
– Po, mendoj se të gjitha.
– Kur zgjohesh në mëngjes, del me plan nga shtëpia për ta bërë ditën tënde të bukur apo ia lë çdo gjë rastësisë?
– Zakonisht, kur zgjohem nga shtëpia, dal gjithmonë me plane, por ndodh shpesh që rastësitë që shfaqen, thjesht ma zbukurojnë ditën. (Buzëqesh)
– Çfarë rrjedhe mori dita jote sot?
– Sot ishte një ditë shkolle për mua. Isha në Prishtinë për një provim. Jam në vitin e parë të studimeve master për bankë dhe financë.
– Më fol pak për stilin tënd në muzikë…
– Mendoj se stili i muzikës ka të bëjë shumë me personalitetin e njeriut. Unë jam natyrë e butë dhe romantik, andaj mundohem që të qëndroj te baladat.
– Një bashkëpunim perfekt do të ishte me…
– Me të preferuarën time, Elvana Gjatën.
– Për t’u rikthyer te femrat, çfarë e bën një femër joshëse për ty?
– Thjeshtësia e saj. Kjo është gjëja më pozitive për mua.
– Në dashuri, je tip i vendosur apo nga ata që i rikthehen një dashurie të kaluar?
– Mundohem të jem i vendosur, por ka pasur edhe raste kur jam kthyer te dashuritë e kaluara.
– Beson në miqësinë mes një mashkulli dhe një femre?
– Po, besoj dhe e vlerësoj shumë.
– Çfarë distance duhet të mbajnë ata për t’i shpëtuar joshjes?
– Thjesht, të kuptojnë fjalën “miqësi”, gjithmonë në qoftë se është një miqësi e vërtetë.
– Thonë se mashkulli dashuron vetëm njëherë, por vetë meshkujt e kanë hedhur poshtë këtë. Ti, sa herë ke dashuruar deri tani?
– (Qesh) Dashuri tamam, akoma s’kam përjetuar.
– Një femër që të refuzon, të tërheq më shumë apo të lodh?
– Më tërheq më shumë sepse më pëlqejnë femnat e vështira.
– Aktualisht, ke ndonjërën në krah?
– Jo, jam singëll…
– Je tip që frekuenton jetën e natës, që preferon vende të qeta apo të mbyllesh në studio duke krijuar muzikë?
– Them se që të treja këto janë të preferuarat e mia. Zgjedhja varet shumë nga gjendja emocionale që kam.
– Për çfarë ke nevojë tani?
– Për shumë punë, që të arrij pak sukses.
– E ke frikë vetminë?
– Jo, asnjëherë.
– Çfarë po mendon, ndërkohë që iu përgjigjesh pyetjeve?
– Thjesht, po mundohem të përqendrohem që të jem sa më i saktë me publikun. (Buzëqesh)
– Është më keq të dështosh apo të mos e provosh kurrë?
– Është më keq të mos e provosh kurrë sepse mëson më shumë nga dështimet…
– Për ç’gjë që nuk e ke provuar apo realizuar, je penduar sot?
– Nga pretendimet që kam pasur, nuk kam hasur akoma në diçka të tillë që të kem dilema për ta realizuar apo provuar. Deri tani, ato që i kam menduar, të gjitha i kam realizuar dhe provuar.
– Çfarë të pëlqen më shumë te Vigani?
– Qetësia që kam.
– Po ajo që ia bën kritikë vetes?
– Ua jap mundësinë disa personave të më qëndrojnë afër, më pas ndryshojnë dhe mundohen të përfitojnë nga unë.
– Arrin të kapësh gjithmonë momentin e duhur në jetë, karrierë, dashuri?
– Po, mundohem shumë, sidomos në jetë dhe karrierë, që janë synimet e mia kryesore për të ardhmen.
– Hera e fundit që ke humbur në një përqafim emocionues…
– Rreth një muaj më parë.
– Çfarë ndjen të thuash tani?
– Se sa interesante dhe të bukura ishin pyetjet… (Buzëqesh)
– Dhe së fundi, e vazhdon ende miqësinë me Elenën?
– Jo, nuk kam më asnjë miqësi me Elenën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund të përdoret pastë dhëmbësh edhe për qentë?

Next Post

Fatmira Rushani: Kjo jetë po më vret; nuk dua t’i lë fëmijët në mëshirë të fatit!

Advertisement