Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vdekja e ndau prej meje

Jam një grua nga Tirana. Parmbrëmë kam mbushur tridhjetë e shtatë vjeç. Nuk e festova ditëlindjen, sepse në shtëpinë tonë ka ndodhur një fatkeqësi. Tani, jam fare vetëm. Të gjithë kanë shkuar në varrimin e një personi të afërt, më saktë, në varrimin e kushëririt tim, që e kam patur më shumë se kaq, por askush nuk e di këtë. Erioni e mori me vete në varr të fshehtën tonë… E kam përjetuar shumë keq vdekjen e tij, por e tillë është jeta, e pamëshirshme. Ai ishte e vetmja gjë që më kishte mbetur në këtë jetë dhe Zoti ma mori, megjithëse ishte fare i ri për të vdekur, vetëm tridhjetë e shtatë vjeç, sa unë. Edhe ditëlindjet i kishim në të njëjtën kohë, por megjithëse kemi vite që i festojmë bashkë, këtë herë, të fundit për të, nuk e bëmë dot, pasi ai kishte pësuar një aksident që do t’i kushtonte jetën dhe kishte rënë në gjendje kome.
Kur e mora këtë lajm, sa nuk më ra pika. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se ndonjëherë do të mund të përballesha me vdekjen e Erionit, atij njeriu që ishte gjithçka për mua. Kisha menduar gjithçka tjetër, se ai mund të martohej dhe gruaja do të ishte shumë xheloze, kështu që nuk kishte për ta lënë të takohej as me mua, kushërirën e tij. Kisha imagjinuar se do të vinte një ditë kur ai nuk do ta dëshironte më praninë time apo se do t’i mbetej hatri për ndonjë gjë dhe do të largohej prej meje, por kurrsesi se ai do të vdiste… Lajmin ma dha motra e tij. Ajo më telefonoi në orën njëmbëdhjetë e gjysëm të darkës me numrin e tij të telefonit. Duke menduar se ishte Erioni, sapo pashë emrin e tij në ekranin e celularit, u nisa të futesha në dhomën time, pasi kur flisja me të doja të isha e qetë dhe fëmijët e vëllait më pengonin… Zilja ra disa herë dhe unë e hapa, sapo u futa në dhomë.
– Hë Erion! – i thashë – Ç’ne që u kujtove për mua në këtë orë të natës? Nuk paske gjumë sonte më duket! Nuk u qetësove pas gjithë atyre që të thashë (ai më kishte treguar për disa probleme që kishte patur në punë dhe unë, gjatë gjithë pasdites që e kisha kaluar me të, isha munduar ta qetësoja me sa mundesha)? Akoma te drejtori e mban mendjen? Po le nam mor burrë!
Nga ana tjetër e telefonit nuk m’u përgjigja asnjë zë dhe kjo gjë më trembi. Vetëm atëhere ndjeva një dënesë të largët femre…
– Çfarë ke? Kush është aty? Çfarë ka ndodhur? – thashë me alarm.
– Jam Eva! – më tha motra e tij mes dënesës – Na ka ndodhur diçka e tmerrshme. Sapo na lajmëruan se Erioni është aksidentuar me makinë dhe tani e kemi shtruar në spital. Është në sallë të operacionit dhe mjekët nuk japin siguri për jetën… Thashë të të lajmëroja edhe ty.
Në atë gjendje të tmerrshme në të cilën ndodhesha, munda t’i thosha vetëm kaq: – Ku ndodhet tani?
Sapo më tregoi se në cilin spital ishin, u nisa menjëherë. Nuk arrita as të ndërrohesha. Dola ashtu siç isha, me rroba shtëpie, mora një taksi dhe arrita në spital brenda fare pak minutash, minuta që mua m’u dukën më të gjata se orët. Atje gjeta motrën dhe vëllain e tij. Më thanë se nuk i kishin treguar së ëmës që ajo të mos trembej, sepse vuante nga zemra dhe tensioni. Më thanë se do t’i tregonin vetëm kur të shihnin se ç’drejtim do të merrte jeta e Erionit. Kur më thanë këtë të fundit, u shokova edhe më keq.
– Aq keq ishte? – munda t’i thoja, por këmbët m’u prenë dhe u shemba në një nga stolat e vjetër të spitaleve tona të mjera.
– Ishte në autostradë – më tha Eva – kur është përplasur me një makinë tjetër që kishte ndaluar më përpara. Nuk e ka parë ndoshta për shkak të errësisrës. Mjekët na thanë se nuk ishte i dehur, kështu që nuk kishte shkak tjetër. Ai ka qenë gjithmonë i kujdesshëm… Zoti i di vetë punët e tij!
Pasi dëgjova këto fjalë, nisa të qaja. M’u kujtua biseda që kishim bërë pasdite me njëri-tjetrin. Ai ishte shumë i tronditur sepse kishte patur probleme me kolegët në punë dhe drejtori i tij i kishte thënë se do ta pushonte nga puna, pa e marrë fare mundimin që të hetonte se kush kishte të drejtë, ai apo kolegët e tij. Kishte qenë si një lloj kurthi nga disa njerëz të paskrupullt të cilëve u interesonte që Erioni të dilte nga puna dhe në vendin e tij të punës ata të futnin një nga shokët e tyre. Është shumë e tmerrshme ta mendosh, por ja që kështu funksionojnë gjërat në ditët e sotme dhe ne nuk e rregullojmë dot situatën. Erioni ishte mërzitur shumë për shkak të këtij problemi. Kishte vite në atë punë, kishte dhënë vetveten aty dhe nuk mund të mos ndihej keq kur mendonte se askush nuk e besonte dhe për më tepër, po e përzinin nga puna, si të kishte bërë ndonjë faj të madh. Nuk e dija nëse ishte ky shkaku i aksidentit të tij, por dija se, sidoqoftë, ky tension i madh kishte ndikuar shumë në gjendjen e tij emocionale. Të vërtetën do ta mësoja pak kohë më pas…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë është dhe si merret virusi HIV?

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement