Këngëtarja Soni Malaj është kaq e dhënë pas muzikës, sa fotoja përbri e tregon më së miri. Ajo është mbyllur në studio për realizimin e këngëve të reja pas publikimit të këngës së fundit “Tulipan i bardhë”, në bashkëpunim me Saad Ramadan. Për projektet e saj të reja, Soni po bashkëpunon me kompozitorin e suksesshëm, Elgit Doda dhe për shkak të punës i qëllon që të qëndrojë për një kohë të gjatë në studio. Por, ja që do të dalë njëri që do t’i nxjerrë prapaskenat e studios dhe këtë herë, Sonin do ta shihni ashtu siç rrallëherë e keni parë, për të mos thënë që nuk e keni parë ndonjëherë në këtë pozicion. Me sa duket, oraret e zgjatura të regjistrimit e kanë lodhur mjaftueshëm këngëtaren, sa për të marrë një sy gjumë. Por ka qenë dikush aty, me një humor të mirë për të bërë shaka dhe e ka fotografuar këngëtaren gjatë kohës që ajo po flinte në divan. Reagimi i Sonit pasi e ka parë veten? Ka postuar videon në faqen e saj në Instagram…