Ecja përmes pyllit
– E shoh shpesh veten sikur eci përmes pyllit, prandaj jam shumë kurioze të mësoj se çfarë kuptimi ka… Pres përgjigjen tuaj këtë javë, nëse mundeni. Faleminderit.
– Ëndrra tregon për një fazë kalimtare të jetës suaj, prej së cilës dëshironi të dilni sa më parë, por që po zvarritet. Nga ana tjetër, nëse pylli ka qenë i gjelbër, do të thotë se ka ende shpresë dhe nuk duhet të trembeni nga vështirësitë që po hasni, sepse edhe pas tyre, ka gjithmonë një të mirë. Ju uroj fat!
Kthimi në shtëpinë e fëmijërisë
– E kam parë veten sikur kthehem në shtëpinë ku kam kaluar fëmijërinë, por nuk është hera e parë që e shoh këtë ëndërr dhe për më tepër, më pëlqen shumë kjo gjë. Pres një parashikim…
– Kthimi në shtëpinë e fëmijërisë, tregon edhe mall, edhe nostalgji për kohën e shkuar dhe për periudhën që keni kaluar në atë shtëpi. Diçka shumë e thellë dhe e pastër ju lidh me të; ndoshta keni nevojë edhe për pak relaks dhe të ktheheni siç keni qenë. Kuptimi tjetër i ëndrrës suaj është edhe përmbushja e disa nevojave bazë që keni. Kjo ju bën të ndiheni sikur jeni në rrugën e duhur, në shtëpinë që keni menduar gjithnjë.