Gjyshja
– Kam parë në ëndërr gjyshen nga ana e mamit. Unë e përqafoja fort dhe qaja me lot e me zë. Nuk foli as ajo, as unë… Nuk mbaj më mend asgjë.
– Tregon dashurinë e madhe që keni për këtë person që e keni parë në ëndërr. Është një dashuri e veçantë dhe e pakrahasueshme me asgjë tjetër. E qara dhe lotët janë ngushëllim në jetën e përditshme, pra, janë lajm i mirë për ju.
Mamaja dhe vajza
– Kam parë një ëndërr dhe më rri mendja atje. Para pesë vjetësh më ka vdekur mami dhe unë e kam vuajtur shumë. Një natë, pashë sikur mami ishte në arkivol, por sytë i kishte të hapur dhe sikur ishte me dy koka; nuk kishte këmbë, po kokë. Unë u habita, por nusja e xhaxhit më tha: “Si mami yt, do vdesësh edhe ti!”. Unë u tmerrova… Kam tre vjet që e kam parë këtë ëndërr dhe jam bërë me fiksime. Edhe goca më ka parë në ëndërr sikur ish me dy kushërirat e me gjyshen dhe po ecnin për në shtëpi. Në mes të rrugës sikur ranë në një kanal uji. Goca ime i ngriti ato, por kur i dhanë dorën gocës, atë e rrethuan tre gjarpërinj dhe njëri e kafshoi në zverk e nuk u ngjit dot. Vajza u tmerrua aq shumë, sa u zgjua. Ju lutem, më thoni, çfarë do të thotë kjo ëndërr?
– Është normale të shikosh ëndrra të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë për humbjen e personit më të dashur të çdokujt, siç është nëna. Ju e keni përjetuar shumë humbjen e saj dhe ju rri mendja atje. Gjithashtu, keni frikë se mos ju ndodh e njëjta gjë edhe juve, por jo, nuk do t’ju ndodhë asgjë e keqe. Ndizni një qiri si për vete, ashtu edhe për mamanë tuaj dhe lutuni që shpirti i saj të pushojë në paqe e ju të jeni më e qetë. Ëndrra e vajzës nuk tregon gjë tjetër veçse zhvillimin e saj fizik dhe lindjen e ndjesive seksuale. Ajo ka frikë nga zhvillimi i saj i parakohshëm si në trup, ashtu edhe në ato çfarë mendon dhe nga çdo gjë që mund t’i dalë në jetë. Thjesht, po rritet dhe kaq. Ju uroj gjithë të mirat!