Pas studimesh dhe eksperimentesh të shumta, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se çdo njeriu, po në veçanti fëmijëve, u bën shumë mirë “të marrin një sy gjumë” pasi hanë drekë. Kjo i çlodh njerëzit në përgjithësi, ndërsa gjumi i ditës është shumë i vlefshëm dhe i dobishëm veçanërisht për fëmijët. Një sy gjumë pasdite ndihmon në veprimtarinë e trurit të tyre dhe i çlodh ata. Në mënyrë të posaçme gjumi i ndihmon fëmijët tre deri pesëvjeçarë të mbajnë mend më mirë informacionin e marrë në kopsht dhe në shkollë. Bashkëpunëtorët e Universitetit të Masaçusetsit studiuan në mënyrë speciale 40 fëmijë dhe doli se efektin pozitiv të gjumit të drekës fëmijët e ruajtën edhe të nesërmen. Kështu, pra, pas një ore gjumi ditën, fëmijët kujtonin 10% më shumë mësimet e mara. Studimi i trurit tregoi se gjatë kohës së gjumit aktivizoheshin posaçërisht ato zona të trurit që përgjigjen për mësimin dhe integrimin me informacionin e ri. Është mirë që fëmijët e vegjl të flenë gjatë ditës prej orës 11-13.
Advertisement