Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu e kanë ruajtur miqësinë prej vitesh dhe vazhdojnë të jenë edhe sot mike shumë të ngushta me njëra-tjetrën. Madje tani që janë bërë nëna, ato të dyja shkëmbejnë edhe më shumë dhurata. Pas dhuratës që i bëri Xhemi Arbanës me rastin e lindjes, ishte radha e Arbanës t’i kthente “borxhin” Xhemit. Ka qenë një dhuratë mjaft e veçantë apo “speciale”, siç e quajti vetë Xhemi: Një arush i krijuar i gjithi me lule. Një buqetë kjo tepër e pazakontë me lule që Xhemit i ka pëlqyer shumë.
Radha e Arbanës për t’i kthyer “borxhin” Xhemit

