Për guvernatorin e Bankës Gent Sejko. I nderuar Gent! Zgjedhja juaj në Krye të sistemit bankar në Shqipëri është veprimi më i mençur dhe serioz që është kryer nga Institucionet Ligjvënëse për të garantuar ecurinë pozitive dhe me efekasitet të parametrave të zhvillimit ekonomik. E ndodhur mes një dileme ajo do të zgjidhte një figurë si e juaja z. Gent që do përfaqësojë më së miri atributet me një peshë specifike të sloganit më jetësor të suksesshëm, plot integritet e përgjegjshmëri të sistemit bankar. Unë nuk ju njoh nga afër, por vlerësoj atë talent, dimensionin e përkushtimin e treguar në mbarëvajtjen e detyrave. Shumë urime dhe suksese Genti si timonier i bankës, gjithnjë faqebardhë, Zoti ju ndihmoftë! Alban Arapi.
Miku im, qekur ti je larguar në zemren time eshte krijuar nje boshllek i madh si gropa e Hajdin Sejdise. E shndërrova kete boshllek brenda meje ne nje pishine te mbushur me konjak “Skenderbeu” origjinal, por perseri kudo para meje qendron ti. Po deshe leviz pak djathtas se jam tu pa “Tomi e Xherrin”. Më flake tutje gjithe neveri porsi nje “Pampers Ultra” i perdorur disa here dhe ja ku jam ketu, në erresiren e vetmise sime duke menduar: “ah qeveri e poshter edhe sot na le pa drita….” miqësia jote ishte e paster, e sinqerte por edhe e brishte si ato hyrjet pa leje qe duam s’duam, ne nje dite policia ndertimore do t’i shkatarroje dhe do na leje perseri pa çati, vetem me asistence. Te Xhamlliku do shihemi përsëri.
Advertisement