Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?
Miu-Kali
Miu dhe Kali nuk janë bërë për të jetuar së bashku. Ata nuk e duan njëri-tjetrin dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë, prandaj më mirë ta evitojnë lidhjen mes tyre. Të dy partnerët do të shohin te tjetri veçse defektet. I linduri në shenjën e Miut është nervoz dhe zemërak, gjë që e nervozon partnerin e tij Kalë. Nga ana tjetër, Miu nuk e duron dot egocentrizmin dhe krenarinë arrogante të Kalit. Asnjë dialog nuk është i mundur në çift. Elementët thelbësorë të një lidhjeje mungojnë këtu. Miu dhe Kali nuk respektohen dhe nuk përpiqen të kuptohen. Lidhja mes tyre nuk ka asnjë të ardhme, sidomos nëse Miu është burrë dhe Kali, grua. Ata nuk duhet ta shkojnë nëpër mend as të pinë një kafe së bashku. Lidhja është e detyruar të dështojë dhe kjo do t’i traumatizonte që të dy.
Miu-Dhia
Lidhja mes Miut dhe Dhisë mund të funksionojë vetëm nëse mes tyre lind një dashuri e zjarrtë, përndryshe ajo është e detyruar të dështojë, kaq të kundërt janë dy partnerët. Megjithatë, në disa kushte të caktuara, çifti i formuar nga Miu dhe Dhia mund të kurorëzohet me sukses. Megjithëse ata të dy janë në thelb të papajtueshëm, lidhja e tyre mund të funksionojë nëse Miu arrin të plotësojë nevojat (dhe tekat) e partnerit të tij të shenjës së Dhisë. Por kujdes, sapo Miu fillon të thotë se Dhia është dorëshpuar, ajo e akuzon për kopraci. Ajo është e zonja të lidhjet me dikë tjetër për t’u hakmarrë. Megjithëse i linduri në shenjën e Dhisë ka parë llogarinë bankare të Miut para se të vërë re sharmin e tij, ai nuk është i pandjeshëm ndaj këtij sharmi dhe ushqen ndjenja për të.
Miu-Majmuni
Të lindurit në shenjën kineze të Majmunit dhe Miut formojnë një çift të lumtur. Miu është i gëzuar në krah të Majmunit dhe ata të dy formojnë një ekip të mirë. Miu mahnitet nga personi i shenjës së Majmunit dhe asgjë nuk e lumturon më shumë sesa ta shohë këtë të fundit të gëzuar. Atij i ndriçojnë sytë sa herë sheh Majmunin, veçanërisht nëse ai është femër. Miu do të jetë një person i lumtur dhe do t’ia shpallë këtë gjithë botës. Ky çift do të shihet me zili nga të gjithë. Ata të dy do të kalojnë momente unike, plot humor, vetëm, ose me miqtë e tyre. Megjithatë, ashtu si të gjithë çiftet, edhe ata të dy hasin vështirësi. Grindjet ndodhin shpesh për shkak të mendjelehtësisë së Majmunit, që nuk merr asgjë seriozisht, por dashuria e tyre i ndihmon t’i kapërcejnë këto sprova.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)