Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mark Frroku: “Do bëhem kryetar bashkie në Shkodër”

Mark Frroku: “Do bëhem kryetar bashkie në Shkodër”

Deputetin Mark Frroku e takuam në qelitë e burgut 302. Ishte në një nga qelitë e VIP-ave.

Kaso Kosa: – Përshëndetje zoti Mark. Sapo pamë që nga kjo qeli doli vëllai juaj Arbeni dhe po futeni ju, ndërkohë që thuhet se ai do të zërë vendin tuaj në Parlament… E vërtetë është kjo?!
Mark Frroku: – Po, pse habitesh?! Arbeni ishte i pari për të marrë mandatin e deputetit në listën shumemërore të partisë sonë Kristian Demokrate. Unë isha i dyti. Pastaj vinte baba ynë me djemtë e axhës, të hallave e kumbarët. Me radhë… Meqë Beni u ndalua padrejtësisht për një vrasje që nuk e ka kryer, deputet u bëra unë sipas listës. Tani që më heqin mua, deputet bëhet ai. Shkurt, ngado që të dridhet KQZ-ja, një Frrok do jetë patjetër në parlament.
– Si kështu, i gjithë fisi në listë? Po anëtarët e tjerë të partisë, nuk patën pretendime?
– Mor zotni, ajo është partia që kemi krijuar ne si vëllezër me lekët tona. Qëkur e kemi krijuar, ne u treguam edhe kushtin anëtarëve të partisë, që kjo do të ishte partia e familjes Frroku. Ata, sa herë të kishte votime, kundrejt pagës, do të na jepnin votën e tyre, të fëmiljarëve dhe të farefisnisë, në bazë të besës dhe të kanunit. Çfarë ka këtu për mos të kuptuar, apo besuar?
– Si është kjo puna e lidhjes suaj me çështjen “Doshi”?
– Toma më ngatërroi kot së koti me këtë ngjarje, sepse donte një dëshmitar të besueshëm që të ishte ose ministër, ose deputet. Në fillim i kërkoi Erion Veliajt që ta përkrahte në idenë e tij për të akuzuar Metën si vrasës. Mirëpo, si nuk gjeti mbështetjen e tij apo të ndonjë tjetri nga radhët e PS-së, m’u vardis mua. “Aman, prano ti që mua ka dashur të më vrasë Iliri, sepse ty që je i një partie tjetër, të besojnë më shumë”, m’u lut.
– Dhe ti pranove, duke mos e menduar se mund të rrezikoje emrin e mirë?
– Në fillim, jo, por ai më kërcënoi: “Po nuk bashkëpunove me mua, do të të nxjerr të palarat e Belgjikës!”, më tha. Nga t’ia mbaja? Pranova, veç me zemër të thyer.
– Është e vërtetë që keni vrarë në Belgjikë?
– Jo, unë nuk u thashë ta vrisnin Aleksandrin. I pagova për ta trembur dhe për ta rrahur pak, madje pa i lënë as shenja, por djemtë që dërgova, i tejkaluan detyrat e dhëna. E goditën me thika sa i morën jetën. Unë jam zemërbutë dhe kam qarë kur e mora vesh që vdiq. I qortova rëndë ata djemtë.
– Me Durim Bamin, jeni takuar në të vërtetë apo e trillon Toma?
– Po mor! Jam takuar e kemi ngrënë disa herë dreka e darka. Unë ia gjeta Tomës si “atentator” duke i premtuar t’i nxirrja vizë për të emigruar me gruan dhe fëmijët në Zvicër. Në fillim ngurroi, po kur Toma i bleu një makinë mbi 40 mijë euro, pranoi të bënim videon që ju e keni parë. Madje kur është bërë videoregjistrimi nga Dritan Prifti, unë aty kam qenë dhe e di bisedën përmendësh.
– Ti ke disa emra në disa pasaporta. Mani, apo domosdoshmëri?
– Pseudonimet kanë qenë në modë nga rilindasit tanë. Madje edhe sot, nëpër faqet e internetit, shumica e komentuesve me pseudonime janë. Nuk ka asnjë gjë të keqe. Në perëndim, njerëzit kanë nga dy emra të regjistruar në gjendjen civile. Unë thjesht kam shtuar edhe tre të tjerë. Po ju nuk e kuptoni se çfarë kënaqësie është të kesh tjetër emër dhe të të njohin me tjetër. Është gallatë e madhe. Bie fjala, ai që nuk e di se je po i njejti, mund të të shajë e të të sikterisë dhe ti e kupton se me kë ke të bësh, por mua m’i kërkonte puna këta emra të rremë.
– Si shpjegohet që edhe juve, edhe Tomës ju gjetën një orë dore me kamera?
– I thashë Tomës: “Lene mor Tomë këtë punën e orëve me kamera se aq sa të mira janë për regjistrime, aq telashe mund të na nxjerrin” dhe i kujtova rastin e Dritanit që në vend të vinte vetulla, nxori sytë se në të njejtën video kishte edhe bllokun e Ilirit, edhe bllokun e tij. Mirëpo Toma si Toma; kokëmushkë! Ma bleu dhe ma dha me zor atë orë. Por unë, të them të drejtën, kam regjistruar vetëm disa momente intime me dikë në ndonjë motel e jo më shumë.
– Mendoni se do të liroheni, siç u lirua befasisht vëllai juaj?
– Jo vetëm do të lirohem, por mendoj të vë kandidaturën për kryetar bashkie në Shkodër, pasi këtë ma ka kërkuar baza e partisë dhe i tërë fisi i Frrokëve. Kam edhe mbështetjen e zonjës Jozefina Topalli, e cila pas arrestimit tim, është bërë fansja ime më e madhe në parlament dhe jashtë tij.

Advertisement

Bisedoi me shaka KASO KOSA

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Cilët nuk intervistuam dot këtë javë? Nga ARTAN KRISTO

Advertisement