Ka qenë vetë kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, që ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet baba. Bashkëshortja italiane e futbollistit, Monika, është shtatzënë dhe fëmija i parë i çiftit, pritet të vijë në jetë në muajin shtator. “Fëmija është rrugës, shpresoj të mos lindë ditën e ndeshjes me Serbinë”, ka thënë Loriku si me shaka dhe në këtë mënyrë është kuptuar edhe se Monika është në muajin e katërt të shtatzënisë. Kaq ka preferuar të tregojë Loriku duke mos e zbuluar gjininë e fëmijës. Ai i dha fund beqarisë duke u martuar me arkitekten italiane në qershor të vitit 2014.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)