Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Legjenda e asaj që iku…

Drita e mëngjesit depërton dhe shpupuris në mur hijet e hekurave të dritares sime. Nuk e di ku je, por mendoj se ke ikur. Ti premton dhe nuk e mban fjalën! Kjo është dobësia jote. Një lloj dobësie që shpupurin si hijet e hekurave. Por për ty pak rëndësi ka. Sidoqë të jetë puna, kjo sjellje më lodh. Nuk kam asgjë të qartë dhe si padashur pajtohem me mendimin se ndoshta e kam merituar një gjë të tillë. Megjithatë nëqoftëse je larg përsëri diçka nuk shkon tek ti. Të gjitha këto i them me vete në një kohë kur mendoj se jam vetëm pa ty. Nuk e di a do të thoje diçka të mirë a të keqe. Do të ishim përballë njëri-tjetrit dhe kjo gjë do të më lehtësonte dhimbjen që sado që përpiqem nuk ja gjej dot fjalën. Nuk e di ku je? Skam asnjë mundësi për të folur me ty. Më tepër më mundon ikja jote, largimi yt është si një natë me erë të marrë që fashitet e humbet papritmas mbasi ka bërë lëmsh gjithçka. Pika kulminante lotët më shpërthejnë dhe dënesat më mbysin si të jem nën ujë e nuk ngopem dot me frymë. Edhe pse ndodh kjo tek unë. Për ty nuk bëhet gjëma ndërsa mua sa smë çahet zemra nga të rrahurit. Nuk kuptoj dhe nuk di gjë. Por një ndjenjë e ngrohtë e fuqishme e shtynë dashurinë time tek ti. Tani që e kujtoj atë ditë më dhemb kaq shumë sapo të më thonin se ku të dhëmb nuk do të gjeja asnjë përgjigje. Ndoshta ndaj të dua dhe ty kaq shumë. Më erdhe si për të më qetësuar disi një mall të largët dhe të afërt një mall që herë herë merrte një rëndësi të papërballueshme. Më erdhe si një pamje të cilën në mjergullën e habitshme të kujtesës e ngjasoj me njeriun që ka ikur. Më la në një qoshe të qelisë mbushur me dashuri që lind me lindjen edhe vdes me vdekjen. Tani kam ditë muaj që sta dëgjoj zërin e më duket se jam më më i mjeri dhe më i braktisuri në botë. A do të ketë në këtë çast një zemër dhembje mbushur si kjo e imja? Në pamje të jashtme përpiqem të dukem i qetë e ti fsheh me sa mundem… Emocionet mbërthyese. Do ta vuaj shumë gjatë gjendjen që më krijove ti. Sepse më detyrove të humbas. Edhe pak e do të vijë vjeshta edhe këtë vit njësoj do të shkel në rrugën time të varfër “kufizuar” sikur ta dish sa të kam dashur. Tani do të filloj të mendoj sesi erdhe ti tek unë. Unë nuk isha askund atëherë do të vija më vonë për tu rritur si një lidhje e fortë mes dy zemrave të largëta si një plagë e hapur, si një ëndërr që do të mbahej mend edhe ditën edhe natën. Nëqoftëse një ditë do të më besosh do ta ndjesh tepër të afërt kohën e zemrës time që flet me ty. Megjithëse unë të bindem sepse dashuria ime ka hapur dritaret midis shpirtit dhe zemrës për të mos u mbyllur më. Përpiqem të përfytyroj sesi janë ato dritare, por e vështirë ta them. Ndoshta me një tjetër jetë mund të kemi qënë bashkë, kemi vrapuar në një fushë të madhe me lule. Kemi mbledhur ujin e kristaltë në duar. Por ti ike dhe unë mbeta i vetëm këtu e si kujtim më le një kartolinë dhe dy poezi e quajtur e “pa fat” në ditarin tim. Armando Sarandë.
Në buzët e tua njoha dashurinë, në buzët e tua vrava vetminë, në buzët e tua kam zemrën time, pa buzët e tua, merr fund jeta ime. Nga Xhelozja e Nardit

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Greqi: Mos rrezikoni të ktheheni ilegalisht. IOM ju jep para!

Advertisement