“Kam falur një herë, dy herë, 17 herë, por nuk ka rëndësi sa të dua, vjen një pikë kur jam e thyer dhe nuk mund të të besoj më përsëri. Jam kaq e lodhur së zhgënjyeri nga njerëz për të cilët do të kaloja edhe oqeanin”. Këto kanë qenë fjalët që këngëtarja Enca ka shprehur një natë në faqen e saj personale në Instagram, fjalë këto nëpërmjet të cilave lexohet qartë zhgënjimi i saj nga dikush. Nuk e dimë tamam se kush e ka zhgënjyer Encën, por kuptojmë që bëhet fjalë për një mashkull dhe hamendësimet janë të shumta. Ashtu si juve, edhe neve, i pari që na shkoi në mendje ishte Noizy, duke qenë se Enca është përfolur disa herë për një lidhje me këtë të fundit edhe pse asnjëherë, asnjëri prej tyre nuk e pranoi këtë. Megjithatë, edhe nëse nuk do të jenë çift, besojmë se bashkëpunimi mes tyre nuk do marrë fund pasi edhe Enca, ashtu si Çiljeta është bërë pjesë e grupit Otr. Meqë ra fjala, mos është kjo e fundit shkaku i zhgënjimit?!
Advertisement