Dashi
Do të ndjeni më pak presion se gjatë javëve të fundit dhe do të merrni vendime profesionale e financiare që janë të mira. Jeni të motivuar, por edhe të qetë dhe me besim në vetvete. Një projekt fundjave me shoqërinë ju frymëzon. Ju keni dëshirë ta kaloni kohën me të, duke biseduar për të njëjtat probleme dhe ide. Në punë fryn një erë ndryshimi, por për momentin, nuk keni asnjë informacion. Duhet të prisni.
Demi
Ju jeni në formë, Mërkuri dhe Marsi në shenjë ju motivojnë, fizikisht dhe intelektualisht. I futeni punës plot energji, me buzëqeshje në buzë, bile nuk keni nevojë as për vitamina, as për kafe. Nëse doni të filloni një dietë, është momenti ideal sepse ka mundësi të ketë sukses. Ju digjni shumë kalori, sepse jeni gjithë kohën në lëvizje. Një zënkë me një koleg/e do të sqarojë një situatë dhe pajtimi do të jetë i sinqertë. Në dashuri e keni më shumë mendjen te seksi, sesa te ndjenjat…
Binjakët
Afërdita është në shenjën tuaj dhe parashikohen takime të këndshme për beqarët. Ju e keni në dorë zgjedhjen. E dini më mirë se çfarë nuk doni, sesa se çfarë doni. Nëse jeni në çift, do të ndjeheni paksa të lënë pas dore… Puna e shumtë nuk e lehtëson romancën, por fundjava do t’ju lejojë të jeni më afër njëri-tjetrit. Një ish, mbase do të dojë t’ju ritakojë. Ju nuk e shihni të nevojshme, por a do të dini të thoni jo? Në punë, ndjeheni të mbytur me punë urgjente që jua japin pa pushim.
Gaforrja
Do të gjeni kohë të pini një kafe, apo të hani një drekë më shokët, apo kolegët, sepse keni më pak punë. Jetën jua lehtëson edhe një marrëdhënie më e mirë me shefin. Një miqësi e re ju gjallëron dhe ju pëlqejnë këto shkëmbime që ju pasurojnë. Kjo miqësi mund të krijojë ndonjë xhelozi te miqtë e vjetër dhe do të përpiqeni të gjeni ekuilibrin mes të dyjave, megjithëse kjo ju lodh. Mund të shpenzoni shumë këtë javë. E keni të vështirë t’i rezistoni modës pranverore, doni të ndërroni stil dhe kjo kushton shtrenjtë!
Luani
Një javë e bukur shfaqet në horizont. Mund të bëni pushime në fundjavë, një udhëtim të shkurtër, të bëni ndonjë masazh, ose të takoni një shok/shoqe që nuk e keni parë prej kohësh. Ju i merrni shumë pozitivisht këto dhurata të vogla të jetës. Një lidhje sentimentale merr një kthesë interesante: Projekte më afatgjata, dëshirë për t’u parë më shpesh. Nëse jeni në çift, do të vendosni të angazhoheni më seriozisht. Një propozim pune është interesant dhe ju do ta vlerësoni me kujdes.
Virgjëresha
Saturni hyn e del nga shenja juaj, kështu që do të ndryshoni mendim vazhdimisht; tolerantë një ditë, kritikë në tjetrën… Merrni magnez për t’ju ndihmuar të kontrolloni këto ndryshime humori, për të cilat nuk keni faj. Një koleg/e i ri vjen në punë, por nuk do ta fusni menjëherë në rrethin tuaj. Në dashuri ndjeheni mirë, sepse kjo ju ndihmon të shkarkoni stresin që keni grumbulluar gjatë ditës.
Peshorja
Këtë javë do të keni përsëri shumë vendime për të marrë. Ju po bëheni ekspertë në dëgjimin e intuitës suaj dhe marrjen shpejt të vendimeve. Nuk do të hezitoni, siç e keni zakon, por do të vendoni shpejt, të shtyrë edhe nga ngjarjet. Nëse ju japin më shumë punë, do të jeni të detyruar të refuzoni, përndryshe i bie të punoni 24 orë në 24. Në lidhje, bëni projekte udhëtimesh, e vështirë të bini dakord mbi një vend ku doni të shkoni të dy. Do ta gjeni, por jo këtë javë.
Akrepi
Puna do të jetë në qendër të shqetësimeve tuaja. Mbase jeni duke kërkuar, por nuk po ju ofrojnë ndonjë gjë të hajrit, ose doni të ndërroni punë, por asgjë nuk e tërheq vëmendjen tuaj. Vazhdoni kërkimet, një ditë do të gjeni. Nëse jeni në një punë të përkohshme, mbajini sytë katër për atë që ndodh në ndërmarrje. Do të ketë ndonjë ofertë interesante edhe për ju. Në çift, situata është e tendosur, Mërkuri dhe Marsi ju acarojnë, jeni kritikë, bile edhe agresivë. Bëni gjimnastikë!
Shigjetari
Ju do të kaloni një javë shumë aktive dhe të larmishme, pikërisht ajo që ju pëlqen, pra, jo rutinë. Do ta keni të vështirë të flini, sepse ritmi është i shpejtë, por eksitues. Mendja juaj punon me 100km/orë. Shënojini të gjitha idetë që ju kalojnë nëpër mend. Mos humbisni asgjë; ju keni aty elemente të mira për të krijuar një të ardhme interesante. Në dashuri do të keni ndonjë zënkë të vogël, ose ndonjë zhgënjim, që do të kalojë shpejt.
Bricjapi
Ju do të qetësoheni psikologjikisht, nuk do t’i bëni vetes pyetje pa pushim, sidomos nëse nuk keni përgjigje të menjëhershme për to, ose nëse nuk janë të rëndësishme dhe vitale. Do të flini më mirë dhe do të kujdeseni për shëndetin tuaj, duke ngrënë më shëndetshëm, duke u qëndruar larg duhanpirësve, duke bërë fizkulturë, ose të paktën, duke ecur çdo ditë. Gjithashtu, do të refuzoni të ndikoheni nga personat negativë, por pa u zemëruar me këdo. Në familje, marrëdhëniet do të zbuten, më në fund!
Ujori
Keni dëshirë të kaloni kohë me familjen, një darkë me gjyshen, një fundjavë me prindërit. Ju bëni përpjekje reale për t’u treguar të afërt dhe të mirë. Nëse ju kërkojnë ndihmë, tregoheni të pranishëm, për shembull, për të rregulluar vvifi-në, etj. Ju u mësoni të moshuarve, me durim, gjëra për teknologjinë e re. Nëse jeni beqarë, një kontakt me dikë do të bëhet më shumë nëpërmjet internetit, sesa në realitet. Mos e humbisni durimin… Në çift, do të zbaviteni!
Peshqit
Nëse jeni në çift, do ta acaroni njëri-tjetrin reciprokisht, pa e ditur as vetë përse. Tjetri/a ju largohet dhe kjo ju irriton edhe më shumë. Lëreni pak të qetë dhe mos e ngacmoni për disa kohë. Do të ishte qesharake të acaroheshit në këtë mënyrë, vetëm për shkak të ndryshimit të humorit. Nëse jeni vetëm, do të takoni një person enigmatik. Mos bini menjëherë në dashuri me të, sepse situata nuk është e qartë. Profesionalisht, ju keni nevojë të vini rregull në dokumentet ose në kompjuterin tuaj, pasi nuk arrini të punoni mirë në një kaos të tillë. Kjo do t’ju qartësojë edhe idetë.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)