Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 13 prill-19prill

Dashi

Dielli, Mërkuri dhe Urani ju japin ide gjeniale, jeni gjithë kohës me trurin 100% në veprim. Ndiqni frymëzimin tuaj, sepse është i rëndësishëm për të ardhmen (një ide në internet për një punë të re, ose një dëshirë për të bërë një stazh, për të hapur një biznes të ri, etj). Nëse jeni studentë, duket se u futeni më brenda studimeve tuaja. Financiarisht, bëni përparime, sepse shpenzoni më pak sesa fitoni. Në dashuri, situata është rutinë. Mundohuni të ndryshoni diçka.

Demi
Afërdita dhe Marsi në shenjë ju ndihmojnë në dashuri. Nëse jeni beqarë, një takim sensual përvijëzohet në horizont; ai/ajo i korrespondon gjithçkaje që ju pëlqen fizikisht. Edhe seksi do të jetë i përkryer. Nëse jeni çift, do të keni dëshirë të rrini më shumë së bashku, të shkoni gjëkundi me pushime, ku të jeni vetëm për vetëm. Një budallallëk nga ana e shefit do t’ju zemërojë, por do ta mbani zemërimin përbrenda, për të mos e rënduar situatën.

Advertisement

Binjakët
Saturni dhe Neptuni jua ndërlikojnë situatën profesionale për hiçmosgjë dhe ju do të jeni pak konfuzë. E njëjta gjë ndodh edhe në dashuri. Nëse jeni beqarë, nuk duhet të dekurajoheni; Afërdita do të vijë në shenjën tuaj javën që vjen. Nëse jeni në çift, do të keni disa tensione përsa u përket parave. Dinamizmi juaj i zakonshëm do të bjerë. Ju keni nevojë për vitamina ose magnez, sepse ndjeheni nervozë. Keni nevojë të çlodhni mendjen, duke bërë ndonjë gjë zbavitëse.

Gaforrja
Miqtë do të dalin në plan të parë këtë javë, ditët tuaja do të mbushen me kafe, dreka, darka, organizime ditëlindjesh, etj. Nëse jeni vetëm, ata që keni afër do t’ju prezantojnë një njeri të përkryer (sipas tyre). Pranoni sepse në rastin më të keq do të bëni një shok/shoqe; nuk keni gjë për të humbur. Në punë jeni shumë të zënë, duhet të bëni plot gjëra të minutës së fundit. Ju arrini t’i përballoni, sepse jeta shoqërore kur dilni nga puna, është e këndshme.

Luani
Një javë e mirë ju pret, ndjeheni në ekuilibër mes jetës private dhe asaj profesionale. Ju nuk lodheni shumë, megjithatë arrini rezultatet që dëshironi. Gjithashtu, mund të keni ndonjë eveniment të këndshëm këtë javë: Një shok që ndërron shtëpi dhe ju jep disqet e grupeve që ju pëlqejnë, një shoqe që ju fal një rrobë, sepse ajo nuk e vesh më, etj. Gjithë këto dhurata të vogla të jetës ju kënaqin. Mund të kaloni edhe një fundjavë me partnerin/en në një vend jo shumë larg atij ku banoni.

Virgjëresha
Përsëri Saturni nuk ju lë të qetë… Ju bëni përparime nga java në javë, por do të donit të arrinit qetësinë që sforcoheni ta arrini. Kjo gjendje shpirtërore ju acaron. Në çift, situata është më e mirë; tjetri ka nevojë për ju dhe ndjek këshillat që i jepni. Një shok/shoqe ankohet për lidhjet e tij/saj dashurore dhe ju do t’i qëndroni pranë për sa kohë ka nevojë për ju.

Peshorja
Saturni ju shtyn të merrni vendime të rëndësishme; e ardhmja juaj është ende në lojë këtë vit (deri në nëntor). Vazhdoni të bëni përpara. Ju nuk dyshoni te vetja dhe frymëzoni edhe të tjerët që keni rreth e rrotull dhe që ju shohin të përparoni. Ndërkohë, nuk lini pas dore as shoqërinë dhe familjen, së cilës i kushtoni vëmendjen që meriton. Në punë, gjithçka shkon vaj, sepse përpjekjet tuaja të mëparshme po i japin frytet e tyre.

Akrepi
Do të jetë pak e ngatërruar gjendja sentimentale, pasi mund të bëni ndonjë zbulim, ose të keni një keqkuptim, të cilin do ta interpretoni në mënyrë dramatike. Shpreheni atë që ju mundon, që të largoni retë e zeza nga mendja juaj. Edhe në punë atmosfera është e tendosur. Mbrojeni veten emocionalisht, sepse e përjetoni gjithçka sikur po ju ndodh juve. Nëse keni dhimbje kockash, është mirë të shkoni tek ortopedi.

Shigjetari
Këtë javë do t’i bëni pyetje vetes… Ritmi juaj nuk është i vazhdueshëm, ju keni ulje-ngritje të entuziazmit apo të formës, jeni mësuar me një ritëm më të shpejtë dhe Saturni ju bllokon pak. Edhe për të fjetur shkoni më herët. Ju reflektoni se çfarë i eksiton neuronet tuaja dhe kërkoni një qendër të re interesi. Me siguri, do ta gjeni atë. Mund të jetë e lidhur me një kulturë ndryshe ose një vend të ri, si për shembull të mësoni një gjuhë të huaj të re.

Bricjapi
Do të bëni zgjidhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj, por ju ndryshoni mendim pa pushim, sepse nuk jeni kurrë të kënaqur. Lëreni mënjanë idenë e perfeksionit, përqendrohuni tek ajo që ju pëlqen. Dashuria shkon mirë, Afërdita dhe Marsi ju sjellin sensualitetin, për të cilin keni aq nevojë. Një masazh do t’ju bënte mirë fizikisht dhe do t’ju relaksonte edhe mendërisht. Evitoni drekat dhe darkat familjare sepse mund të përplaseni me dikë…

Ujori
Ju bëni projekte të rëndësishme për të ardhmen: Një banesë e re, të rifilloni studimet, të merrni një kredi nëse nuk e keni bërë kurrë më parë… Kjo do të thotë të plotësoni dokumente, gjë që nuk ju pëlqen shumë, por ky është një përjashtim. Ju do ta ekzaminoni buxhetin tuaj me lupë, duke llogaritur se çfarë mund t’i ofroni vetes dhe çfarë jo. Nuk jeni shumë romantikë, por lidhjet dashurore do të shkojnë mirë. Nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të zgjidhni, por nuk do të vendosni dot.

Peshqit
Neptuni dhe Saturni kundër, ju vënë shkopinj në rrota. Jeni shumë emotivë në këtë moment dhe kaloni nga e qara në të qeshur, pa e ditur përse dhe si. Një fjalë e ëmbël ju bën të qani, një kritikë gjithashtu. Për fat të mirë, ndryshoni lehtësisht humor. Në dashuri, dialogu është i hapur. Keni plot shokë e shoqe të afërt, me të cilët mund të flisni nëse jeni vetëm, sepse nuk mund të ndani gjithçka me partnerin/en. Saturni ju shtyn të ruani ndonjë sekret.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Labinot Tahiri bashkëpunon me 2 Ton

Next Post

Nertila Vreto bëhet nënë

Advertisement