Moderatori Drini Zeqo, ka përjetuar këto ditë momente shumë të vështira duke qenë se ka humbur të atin. “Këto kanë qenë ditë shumë të vështira. Dje humba një shok jete që çdo djalë nuk e zëvendeson dot. Një shok që herë grindesh e herë pajtohesh, por që të do dhe e do më shumë se çdo njeri në botë. Ai më dha një leksion të rëndësishëm, edhe këtë herë pa folur, siç dinte ai ta bënte. Duhet ta jetojmë jetën me sinqeritetin për atë që ndiejmë, të mos lëmë asgjë për të nesërmen dhe të jetojmë të tashmen. Jeta është shumë e padrejtë disa herë, por ajo duhet jetuar me çdo të mirë apo të keqe. Falënderime për ata që më qëndruan pranë”. Kanë qenë këto fjalët e Drinit të cilit pavarësisht fatkeqësisë, i është dashur të jetë në krye të detyrës, në transmetimin e emisionit “TU SI QUE VALES”. “Ai do të donte që të isha në formën më të mirë, në çdo rast! Ju pres sonte, ora 21:00”. Ne gjithashtu i përcjellim Drinit ngushëllimet tona!
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)