HABERET E MITROS
A.DEPUTETI SIMBOL I HAJDUTIT?!
Pallati I Kongreseve. Panairi I librit. E desh rasti,që unë të kaloja mes librave, pas kryeministrit. Më afrohet një zonjë. E kolme.
-Nga u njoh unë? Pyeti zonja.
-Nuk di! Qesha unë. Mu duk sikur më “gjujti”.
-Mos je ministër?
-Jo!
– Mos ke qënë deputet?
-Po. Për 6 vjet…Po më vjen vërdall dhe nxorra gjiksin përpara!
-Hajdut,- shfryu zonja, duke nxjerrë cicat përpara!
-Kryehajdut,- thashë unë!
Zonja pasi ringriti cicat, u largua super e kënaqur?!
B. O XHAJË! E KA HAK NJË DAJAK !
Më shumë për të vrarë kohën, çdo ditë bëj nga një xhiro brigjeve të Liqenit Artificial. Dje në rreth orës 17 e mbarova detyrën. Poshtë pallatit, dy djem po mundoheshin të riparonin një motor. Ndalova hapin. Vështrova djemtë. Duke punuar me duar, nuk po u ecte. Me shumë takt u them:
-Unë banoj në këtë pallat. Tu sjell një pincë dhe ndonjë çelës?
Djemtë as denjuan të ngrejnë kokën. Unë vazhdova avazin:
-Mos ma merrni për keq! Mbase nuk më dëgjuat! Banoj në këtë pallat. Kam vegla pune. Mund tua sjell? Nuk rregullohet motorri me gishta!
-Xhaxho! Do na lësh rehat!
-Unë nuk përtoj…
-Ik or xhaj! Le gomari që na ngordhi, por edhe mizat nuk na lënë rehat!
U largova me bisht në shallë. Një nga djemtë foli:
-E njeh këtë tipin?
– Diku e kam parë! Më duket se ka qënë deputet demokrta?!
-Këlyshi I Berishës, thua! Tani që ranë nga fiku, kërkon ta ketë mirë me popullin, që nesër të bëhet përsëri Baba Kombi! E kishte hak një dajak të mirë! Pak se e rropën popullin, por do të hiqet edhe xhentëllmen!?