Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Apel: të ndihmojmë gazetarin Arbër Sela që vuan nga leucemia acute.

arber-sela-300x200Ky qe shikoni ne foto eshte gazetari 29 vjecar, Arber Sela. Ne pamundesi te apelit nga Arberi, babai i tij Maksi,mes lotësh kërkon ndihmë për shërimin e Arberit, invalid i plote, i prekur nga një sëmundje e rrezikshme, e quajtur Trombocitopenia ef gingivoragji seminema testi dex, leucemi acute, e cila i rrezikon atij jetën.

Nga ana e mjekeve kjo semundje eshte cilesuar si nje semundje e rende, teper e rralle qe prek nje ne dhjete mije persona.

Arbëri është i shtruar në QSUT, por vecse një ndërhyrje e specializuar e cila kryhet në spitale po të specializuara jashtë shtetit, i mundëson atij jetën. Babai i pacientit ka apeluar për ndihmë nga gjithë shoqëria dhe institucionet shtetërore në Fier. Deri në mesditë thirrjes së tij i është përgjigjur kompania Albpetrol, ndërsa mjaft shtetas individë dhe biznesmen janë të lutur, sipas tij, të ndihmojnë për të shpëtuar një jetë. Sipas Maksi Selës, Ministria e Shëndetësisë po mundëson dërgimin e tij në Turqi, por udhëtimi si dhe shërbimet dytësore, duhet të paguhen nga familja e Arbërit, gjë që është e pamundur ,pasi familja nuk përballon shumën prej dhjetë milionë lekësh.

Advertisement

Më shumë se 20 persona kanë dhuruar gjak. Ndërkohë që epikriza është dërguar në Turqi në Ministrinë e Shëndetësisë, gjëndja shëndetësore është shumë e rënduar. Ndaj behet thirrja për jetë e Arbërit, gazetarit të palodhur,babait të një fëmije 40 ditësh.

Shoqata e gazetarëve profesionistë Qarku Fier,i uron atij shërim të shpejtë, ndërsa apelon në emër të gjithë gazetarëve ndaj shoqërisë, biznesit drejtuesëve të pushtetit.. Të ndihmojmë Arbërin ta rikthejmë atë në jetë, në profesion dhe pranë familjes dhe djalit të tij të mitur. Te interesuarit mund te kontaktojne me familjen e tin ne numrin 0692413335

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 sëmundje të rënda që i parandalojnë vaksinat

Next Post

Gjergji Bojaxhi: Kam frikë mamanë e Erionit...

Advertisement