Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam për një lidhje serioze me një 60 vjeçar me banim në Tiranë që të ketë: paraqitje të mirë fizike, të jetë me moral dhe nivel të mirë, të ketë ekonomi, të jetë i lirë dhe pa probleme, larg çdo vesi negativ. Unë jam me moral të lartë, kam bukuri femërore të përsosur, jam korrekte e rregullt, besnike, e lirë dhe e pa konsumuar. Kam ekonomi të mirë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt Xhilda.
Përshëndetje! Jam Elona 45 vjeçe nga Dr. familjare e rregullt dhe e kompletuar, kam biznesin tim, jam e interesuar per nje zotri te arsimuar e me nivel ku di te vlerësoj nje femer me shpirt e zemer te paster, jo verior jo te divorcuar rreth moshes time. Kush e ploteson keto kushte te vendosin nr. cel. ne gazetë. Ju faleminderit.
Po shkruaj për herë të parë, nuk besoj se do gjej një njeri të sinqertë, të shoh një herë nëpërmjet gazetës tuaj. Jam nga Pogradeci e ndarë me një fëmijë të vogël, do desha një person të ketë edhe ai një fëmijë, të jetë ndarë jo për faj të tij, të jetë nga mosha 30-35 vjeç, të jetë jashtë ose këtu. Por të jetë mirë nga çdo anë. Ju lutem shumë jo tallje.
Jam një zonjë nga Italia 28 vjeçe e divorcuar, kam një fëmijë të vogël, kërkoj një burrë serioz për martesë. I interesuari të lërë nr. telefoni në gazetë.
Përshëndetje. Jam nje vajze qytetare nga Shkodra dhe quhem Nila me moshe 35 vjece, e arsimuar dhe me vlera qytetare. Jam ne kerkim te njeriut te jetes qe te jete njeri me karakter e dinjitet me moshe deri 40 vjec, i besimit mysliman, qytetar, i arsimuar, njeri i arrire ne jete per te krijuar familje, pra vetem per martese dhe qe ka krijuar mundesi mjaft te mira per te jetuar, me shtepine e vet brenda ne qytet, jo ne periferi a gjetke, larg veseve te keqia dhe njeri i perkushtuar, me paraqitje mjaft te mire, te kete gjatësi dhe trup sportiv dhe njeri i empancipuar, ku morali, dinjiteti dhe fisnikeria te udheheqin jeten e tij. Kjo kerkese eshte per ato qe jetojne ne Tirane, por edhe ndonje qe jeton ne France, ne Paris pasi jam frankofone dhe qe te kene krijuar nje jete te mire aty ku jetojne. Kush eshte i interesuar mund te adresohet ne emrin tim dhe te lere adrese e-mail per komunikim.
Pershendetje. Do doja te njihesha vetem per martese, me nje njeri te mire, te pa martuar, deri ne 53 vjec, mbi 1.75 të gjate, me arsim te larte, ekonomi te mire, ortodoks. Jam Erla nga jugu, simpatike, 46 vjece, 1.63 cm, me karakter. Nese dikush eshte i interesuar të lërë numër telefoni.
Jam një zonjë 42 vjeçare e divorcuar, po marr guximin të shkruaj këtu pasi kam kuptuar që jeta nuk kalohet vetëm. Dua të njoh një person deri në moshën 50 vjeç në punë dhe banues në Tiranë. Të interesuarit të më shkruajnë në gazetë. Ina.
Jam një zonjë nga Italia, 28 vjeçe, e divorcuar, kam një fëmijë të vogël, kërkoj një burrë serioz dhe për marteë. I interesuari të lërë numrin e vet për të komunikuar. Ju faleminderit.
Përshëndetje, jam një vajzë nga Tirana 28 vjeçe dhe me një fëmijë të ndarë, kërkoj të njoh një mashkull deri në moshen 35 vjeç, të jetë i ndarë dhe ai të ketë biznes, të jetë simpatik, të dojë një lidhje të sinqertë. Jam simpatike të tjerat ja lëmë prezantimit, vetëm të më kthejë përgjigje në gazetë. Nga goca simpatike.
Jam 41 vjeçe nga Tirana, vajzë e mirë e me karakter e sinqertë, e dashur, simpatike me trup të rregullt beqare pa probleme. Kërkoj të krijoj familjen time me një person besnik dhe familjar të rregullt. I interesuari të lërë numrin e telefonit në gazetë.
Përshëndetje, unë jam një zonjë rreth 40 vjeçe nga Vlora, e divorcuar por pa fëmijë, kërkoj të njoh një zotëri vetëm për lidhje serioze, të jetë nga mosha 40-49 vjeç, të jetë nga rrethet e Vlorës, Fierit, Durrësit ose nga Tirana. Nëse egziston dikush vetëm për këtë qëllim të shkruaj nr. e vet në gazetë. Me respekt Ina nga Vlora.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (13) View Comments (13)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Mesazhe miqësie...

Advertisement