Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju…
– Ty të quajnë nëpër media “deputet rebel”. Por, pse e quajnë “rebel” atë që thonë të vërtetën? Si mik të ngushtë, që të kam, po të them: “Je në linjë, i dashur Tom Doshi”. Të parët që përfitojnë nga e vërteta janë vetë ministrat dhe deputetët. Të përqafoj fort nga zemra dhe… u bëmë për mall.
– Ngjitur me Vilën Goldi është një shitës kinez ku unë blej kollare. Janë pothuajse gjyshër, po këta kinezët nuk e tregojnë. I uroj fort, burrë e grua, për sjelljen njerëzore që tregojnë.
– Të falënderoj ty Dorina, për kapakun e goditur të librit tim të ri dhe ty Risto, që më jep mundësinë t’i paguaj pjesë-pjesë. Ju kam miq për kokë!
– Ndofta e kam tepruar pak me kërkesat e mia, i dashur Arben Babameto, po qëlluan njëherësh, edhe datëlindja e vajzës, edhe libri. Gjithsesi, të uroj kaq fort nga zemra, pikërisht për zemrën flori që ke! Urime.
– Më mrekullove, i dashur miku im, Adrian Civici në emisionin “Kontakt”. Sidomos bashkëpjesëmarrja e Enios. Kjo gjë më kujtoi një nga librat e mi portretive ku kam shkruan “Ardian dhe Enio Civici”. Gjithsesi, përsëris: U mrekullova miku im. Urime!
– Si qejfli gjërash të bukura, që jam unë, e dashur Elsa, i njoh gjithë këto gocat pranë nesh. Më vjen mirë që je më e shkolluara. Më vjen mirë që je kaq serioze, po dhe kaq e sjellshme! Më vjen mirë që ke sy aq të bukur, plot meditim dhe poezi! Më vjen mirë që je vajza e Bertit dhe mbesa e Lenit, që e dua aq shumë, edhe pse është e vetmja 80-vjeçare që mban ditar. Urime të gjithëve dhe mos u bëj si sirenat, që herë zhdukesh në “thellësinë” e kohës, herë del, duke i bërë të lumtur ca e ca!
– U uroj 8 Marsin shoqeve të mia tek “Intervista”, qofshi gjithnjë kaq të mira. Faleminderit nga zemra, edhe për urimin që bëtë për Sarën. Ju përqafoj!
– Ju uroj 7 dhe 8 Marsin, 3 prej shoqeve më fisnike të jetës sime: Ilda Degës, Brikena Çabej, Erisa Xhixho. Zoti ju dhëntë gjithnjë lumturi!
– Nuk mund të lija pa uruar mikun tim të shtrenjtë, Artan Hoxha. I ke dhënë një personalitet të spikatur TBU-së, i dashur Tani. Këtë e thanë të gjithë. Unë them: Gëzuar 7 marsin, ty dhe stafit tënd të zgjedhur me aq kujdes. Të përqafoj fort!
– I uroj nga zemra festën e mësuesit, mikut tim, Profesor Petrit Mukës, bashkëshortes së tij, si dhe gjithë kolektivit të shkollës “GAUSS”, shkollë që ka një princip të patjetërsueshëm: cilësinë dhe vetëm cilësinë. Urime, si një ish-mësues që kam qenë.
– Herë pas here e kam pyetur edhe babain për ty, e dashur Anyla Bulo. Ruaj kujtime aq fisnike për ty. Tani je bërë nënë dhe zv/rektore e Universitetit të Mjekësisë. Si pedegoge dhe nënë, të uroj nga zemra 7-8 marsin. E pres me kënaqësi të pimë një kafe!
– Po të lexosh urimet që kam bërë sot, për 8 Marsin, u takojnë ca grave shumë fisnike që i njoh që në universitet dhe më tej. Po, për atë Zot, për nga fisnikëria edhe ti e ke notën 10 me yll, e nderuar Leni Babameto, aty te Fabrika “Teuta” në Durrës. Të uroj nga zemra të bëhesh një krushkë dhe gjyshe model! Gëzuar 8 Marsin.
– Uroj nga zemra këtë 8 Mars, një gazetare me humor të lindur: Enkeleda Kurcani. Tani, bashkëpunon edhe me “Intervisten” dhe për atë Zot, ia del shkëlqyeshëm. Ajo që do të doja, është pamja saj, me një karroce me një beb brenda! Urime Kela!
Advertisement