Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Trajtimet për menopauzën shtojnë rrezikun e kancerit të vezoreve?

Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore britanike, “The Lancet”, trajtimi hormonal që u jepet grave në menopauzë shton rrezikun e kancerit të vezoreve.
Tashmë dihet se ekziston një lidhje mes trajtimit ndaj menopauzës dhe kancerit të gjoksit, por duket se ilaçet hormonale janë më të rrezikshme sesa i mendonim. Në fakt, në një studim të kohëve të fundit, ky trajtim akuzohet se shton rrezikun e kancerit të vezoreve. Për të konfirmuar këtë rezultat, është bërë një sondazh serioz me 21 488 gra amerikane, australiane dhe evropiane, që kanë pasur këtë sëmundje të tmerrshme. Me qëllim marrjen e këtij rezultati, janë marrë parasysh edhe rezultatet e më shumë se 50 studimeve shkencore. Sipas këtij studimi, gratë e moshës mbi 50 vjeçare, që janë trajtuar kundër menopauzës me hormone (THS), kanë 40% më shumë rrezik të zhvillojnë një kancer të tillë. “Për gratë që marrin një THS gjatë 5 vjetëve, duke filluar nga mosha 50 vjeçare, kjo do të thotë një kancer më shumë për 1000 përdoruese dhe një vdekje nga kanceri i vezoreve për 1700 përdoruese”, thekson Riçard Peto, profesor i Universitetit të Oksfordit. Sipas revistës “The Lancet”, rreziku mund të pakësohej pak nga pak nëse trajtimi nuk ka zgjatur më shumë se pesë vjet. Këto shifra janë shqetësuese, duke marrë parasysh se sot ka mjaft gra që marrin një trajtim të tillë për të lehtësuar simptomat e menopauzës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anxhela Martini vendos të flasë

Next Post

Për të evituar alergjinë ndaj kikirikëve, konsumoni sa më shumë... kikikirë

Advertisement