1. Hepatiti C haset rrallë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
2. Mëlçia është pjesa e trupit më e prekur nga hepatiti C:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
3. Simptoma e parë e hepatitit C është temperatura e lartë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
4. Adoleshentët kanë më shumë gjasa të kenë hepatitin C:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
5. Mund ta merrni hepatitin C edhe nëpërmjet seksit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
6. Bërja e tatuazheve dhe pirsingut mund t’ju infektojë me hepatit C:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
7. Një vaksinë mund të parandalojë hepatitin C:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
8. Hepatiti C zakonisht shërohet vetë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
9. Hepatiti C mund të trajtohet me ilaçe:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
10. Pasi jeni shëruar nga hepatiti C, nuk mund të sëmureni më prej tij:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Afro 3.2 milionë amerikanë kanë hepatitin C dhe afro 17 mijë infektohen çdo vit. Hepatiti C është infeksioni më i zakonshëm në SHBA, që përhapet nëpërmjet gjakut. Edhe hepatiti B përhapet nëpërmjet gjakut, ndërsa hepatiti A, nëpërmjet ushqimit ose ujit. Të gjitha format shkaktohen nga viruset.
2. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Hepatit do të thotë inflamacion i mëlçisë. Përveçse nga virusi, hepatiti mund të shkaktohet edhe nga mbipërdorimi i alkoolit, sëmundjet, drogat, ilaçet ose edhe nga një çrregullim i sistemit imunitar. Puna e mëlçisë është të pastrojë gjakun, të ndihmojë në tretjen e yndyrnave dhe të ruajë energjinë. Mëlçia e enjtur dhe e dëmtuar nga hepatiti C, dalëngadalë e ndërpret funksionimin e saj normal. Hepatiti C mund të qëndrojë aktiv në trupin tuaj dhe me kalimin e kohës, ta dëmtojë mëlçinë. Ky quhet hepatit kronik C. Kështu, ju mund të kaloni në cirozën e mëlçisë, që është shkatërrimi i mëlçisë dhe dëmtimi i indeve të saj.
3. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Hepatiti C, zakonisht, nuk shkakton asnjë simptomë. Nëse nuk diagnostikohet, ai mund të rrijë i fshehur në trup dhe duhen 30 vjet para se të shfaqen shenjat e para të dëmtimit të mëlçisë. Disa njerëz mund të kenë simptoma të tilla, si: Të vjella dhe marrje mendsh, por meqë këto simptoma mund të ngatërrohen me shumë të tjera, është më mirë të pyesni doktorin që do t’ju japë të bëni analiza. Nëse ju keni hepatitin C, mund ta shpërndani virusin edhe pa pasur simptoma.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
OBSH-ja thotë se të tëra moshat duhen testuar, sepse ai gjendet te të gjitha moshat. Gjithashtu, të rrezikuar janë ata që kanë përdorur drogë, ata që kanë bërë transfuzione gjaku të pakontrolluara, kanë SIDA ose kanë simptoma të sëmundjes së mëlçisë. Nëse ju mendoni se jeni të ekspozuar ndaj hepatitit C, flisni me doktorin për të bërë analizat.
5. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Nuk është e lehtë të infektohesh me hepatitin C nëpërmjet seksit, por mundësia ekziston. Nëse ju keni shumë partnerë, ose ju apo partneri juaj keni hepatit C, është mirë të përdorni prezervativ. Ka më shumë gjasa të infektoheni nga hepatiti C me anë të gjakut, duke përdorur një shiringë të infektuar. Nganjëherë, personeli shëndetësor e merr atë kur shpohet me age të infektuara.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Mundësia për të pasur probleme tek ata që janë të licencuar për të bërë tatuazhe, është e pakët, por bërja e tyre me instrumente të pasterilizuara mund t’ju infektojë me hepatitin C. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dentistët. Nëse bëni një tatuazh, apo pirsing, kërkoni profesionistë që përdorin materiale njëpërdorimëshe (doreza, gjilpëra apo kuti boje). Materialet që kanë prekur gjakun, duhen sterilizuar dhe duhet përdorur një solucion dezinfektues, për të pastruar sipërfaqen e punës.
7. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ekzistojnë vaksina për hepatitin A dhe B, por ende jo për hepatitin C. Për të parandaluar infeksionin, e vetmja mënyrë është të evitosh kontaktin me gjakun e njerëzve të tjerë. Mos ndani me të tjerë, por sidomos me njerëzit e sëmurë, sende personale si brisqe e furça dhëmbësh. Hepatiti C nuk mund të përhapet me përqafime, puthje, teshtima, apo dhënie gji dhe as me anë të ujit dhe ushqimit, si hepatiti A.
8. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Vetëm trupi i disa njerëzve e largon virusin pa asnjë trajtim, por 75% e njerëzve nuk e bën këtë. Nëse keni hepatitin C, zakonisht, ai zgjat gjithë jetën. Sa më shpejt ta diagnostikoni dhe të filloni trajtimin, aq më shumë shanse keni për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë.
9. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Për të trajtuar hepatitin C, përdoren ilaçe të quajtura antivirale. Doktori juaj do të zgjedhë trajtimin në bazë të gjendjes së mëlçisë suaj dhe sëmundjeve të tjera që mund të keni. Ju do të vaksinoheni për hepatitin B dhe do të testoheni për SIDA-n. Nëse keni hepatit C, duhet të pyesni doktorin para se të merrni ndonjë ilaç, qoftë edhe i zakonshëm, vitamina apo kripëra minerale. Gjithashtu, duhet të evitoni alkoolin, sepse ai mund të përshpejtojë dëmtimin e mëlçisë.
10. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Edhe pas një trajtimi të suksesshëm, përsëri mund të infektoheni me hepatitin C. Mundësitë janë më të pakta, por ekzistojnë.