Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test Diabeti i tipit 2. Jo gjithçka që dini, është e vërtetë…

1. Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2 nuk mund të hanë ëmbëlsira:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

2. Diabeti i tipit 2, zakonisht, nuk është kërcënues për jetën:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

3. Njerëzit me diabet të tipit 2, kanë:
a. Shumë insulinë
b. Shumë sheqer në gjak
c. Të dyja më sipër
d. Asnjë nga më sipër

Advertisement

4. Ju mund të keni diabet të tipit 2, pa asnjë simptomë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

5. Cili nga problemet e mëposhtme është një simptomë e zakonshme e nivelit të lartë të sheqerit në gjak?
a. Etja e madhe
b. Të vjellat
c. Diarreja
d. Të gjitha më sipër.

6. Fëmijët nuk sëmuren nga diabeti i tipit 2:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

7. Diabeti i tipit 2 mund të parandalohet:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

8. Ndryshimet në stilin e jetesës mund të reduktojnë rrezikun e diabetit të tipit 2 te shumica e të rriturve me:
a. 24%
b. 38%
c. 58%
d. 83%

9. Ju mund të reduktoni rrezikun e diabetit të tipit 2, nëse pini rregullisht këtë pije:
a. Kafe
b. Verë të kuqe
c. Lëng portokalli
d. Asnjë nga ato më sipër

10. Cili nga këta faktorë përbën rrezik për diabetin e tipit 2?
a. Një dietë me shumë sheqerna
b. Një dietë me shumë kripëra
c. Obeziteti
d. Të gjitha më sipër

11. Diabeti i tipit 2 shton rrezikun për:
a. Verbim
b. Artrit
c. Kancer prostate
d. Të gjitha më sipër

12. Diabeti i tipit 2 shton rrezikun për:
a. Depresion
b. Presion të lartë të gjakut
c. Sëmundje të mishrave të dhëmbëve
d. Të gjitha më sipër

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Njerëzit me diabetin e tipit 2, duhet të mbajnë nën kontroll peshën dhe të kenë një mënyrë të ngrëni të shëndetshme, të balancuar. Kjo nuk do të thotë të mos e vënë në gojë sheqerin, por ta hanë atë me masë, si pjesë e një plani të shëndetshëm ushqimi.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Diabeti, i cili është një shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, qëndron në vendin e shtatë, në SHBA, si shkaktar i vdekjeve. Diabeti i tipit 2 përbën 90-95% të rasteve të të sëmurëve me diabet. Në përgjithësi, rreziku i vdekjeve ndërmjet njerëzve me diabet është pothuajse dyfish më i lartë se i atyre që nuk kanë diabet.
3. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Diabeti shkaktohet nga problemet e lidhura me hormonin e insulinës, i cili ndihmon sheqerin e gjakut (glukozën) të kthehet në energji. Te njerëzit e sëmurë nga diabeti, ndodh një problem i quajtur rezistencë ndaj insulinës, pra, qelizat e trupit nuk mund ta përdorin insulinën ashtu si duhet dhe pankreasi prodhon me shumicë për të përballuar rritjen e sheqerit në gjak. Kur kjo ndodh, pankreasi mund të humbasë gradualisht aftësinë e tij për të prodhuar insulinë. Atëherë, rritja e nivelit të sheqerit në gjak mund të dëmtojë nervat dhe enët e gjakut. Me kalimin e kohës, niveli i lartë i sheqerit në gjak shkakton ndërlikime, si sëmundje zemre, goditje në tru dhe sëmundje veshkash.
4. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Njerëzit me diabetin e tipit 2, zakonisht, nuk kanë simptoma. Vlerësohet se 27% e njerëzve me diabet (jo vetëm të tipit 2), nuk e dinë që e kanë.
5. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Etja e tepërt është një nga simptomat karakteristike të nivelit të lartë të sheqerit. Simptoma të tjera përfshijnë tharjen e gojës, shtimin e urisë (sidomos pas ngrënies), urinimin e shpeshtë, lodhjen, humbjen e pashpjeguar në peshë, turbullimin e shikimit dhe dhimbjet e kokës. Këto simptoma shkaktohen nga niveli i lartë i sheqerit në gjak. Simptoma të tjera të diabetit të tipit 2 mund të përfshijnë vështirësi në mbylljen e plagëve, kruerje, mpirje dhe mizërime në duar e këmbë, shtim në peshë, infeksione të shpeshta nga myku dhe impotencë.
6. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Diabeti i tipit 2 dikur quhej edhe diabeti i të rriturve dhe shumica e njerëzve me diabet të tipit 2 janë të rritur. Megjithatë, ai mund të zhvillohet në çdo moshë dhe doktorët thonë se fëmijët po sëmuren gjithnjë e më shpesh prej tij.
7. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Diabeti i tipit 2, zakonisht, nuk fillon papritur. Disa njerëz në fillim diagnostikohen me prediabet (e njohur edhe si tolerancë e reduktuar ndaj glukozës). Ndryshimet në stilin e jetës, si rënia në peshë, nëse jeni mbipeshë, përmirësimet në mënyrën e të ngrënit, si edhe fizkultura mund të evitojë diabetin krejtësisht. Disa njerëz që rrezikohen të vuajnë nga diabeti i tipit 2 mund të reduktojnë rrezikun e tyre duke marrë një ilaç që quhet metformin, por ndryshimi i stilit të jetës është i domosdoshëm.
8. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Në një studim të kohëve të fundit, njerëzit që rrezikonin diabetin e tipit 2 u vunë në një program rënieje në peshë dhe fizkulture për tre vjet. Kështu, studiuesit zbuluan se ai i reduktoi me 58-71% mundësitë e tyre për të pasur diabet të tipit 2, nëse ata ishin 60 vjeç ose më shumë.
9. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Njerëzit që pinë shpesh kafe, mund të kenë më pak gjasa se të tjerët për të pasur diabet të tipit 2, sipas disa studimeve të publikuara në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane. Ekspertët thonë se përfitimi nuk vjen nga kafeina, por te përbërësit e tjerë të kafes, mbase antioksidantët, ose magnezi dhe kromi, që e ndihmojnë trupin të përdorë insulinën. Megjithatë, nuk ka pasur studime që kanë provuar se pirja e kafes parandalon diabetin e tipit 2.
10. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Dietat me shumë sheqer, ose me shumë kripë, nuk janë në vetvete faktorë rreziku për diabetin e tipit, por nëse ato çojnë në obezitet, kjo shton rrezikun për të pasur diabet të tipit 2. Faktorë të tjerë rreziku për diabetin përfshijnë moshën, historikun familjar, mungesën e aktivitetit dhe kombësinë (njerëzit e racave afrikane, aziatike, të ishujve të Paqësorit, indianët e Amerikës dhe latinët rrezikohen më shumë). Megjithatë, pasja e një ose më shumë faktorësh rreziku nuk do të thotë se do të keni medoemos diabet të tipit 2.
11. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë dëmtim të syve dhe verbëri, sëmundje zemre, dëmtim të nervave dhe enëve të gjakut, sëmundje veshkash dhe probleme të tjera shëndetsore, por nuk ka të dhëna që të shkaktojë artrit dhe kancer prostate.
12. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Depresioni dhe diabeti janë shpesh të lidhura. Sipas një statistike, depresioni është dyfish më i lartë ndër njerëzit me diabet sesa te të tjerët. Megjithatë, nuk është e qartë se cili vjen më parë, depresioni apo diabeti, apo cili shkakton tjetrin. Edhe presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, hasen më shpesh te diabetikët.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jonida Shehu: Propozimi që më solli në Top Channel

Next Post

Kur vajzat e skenës heqin rrobat: Dafina Zeqiri

Advertisement