1. Mesatarisht, sa herë në vit bën seks një çift amerikan?
a. 32 herë
b. 66 herë
c. 89 herë
d. 126 herë
2. Në cilën nga mënyrat e mëposhtme ndryshojnë burrat dhe gratë në seks?
a. Gratë e quajnë më shpesh veten biseksuale
b. Gratë ndikohen më shumë nga qëndrimi i shoqërisë së tyre në vendimet që marrin për seksin.
c. Gatishmëria e një gruaje për të provuar praktika të ndryshme seksuale ndryshon me kalimin e kohës.
d. Të gjitha më sipër
3. Cila është gjatësia mesatare e një penisi në ereksion:
a. 10-13 cm
b. 13-15 cm
c. 17-20 cm
d. 20-25cm
4. Cilët kanë më shumë dëshirë ta arrijnë orgazmën nëpërmjet seksit oral:
a. Burrat
b. Gratë
5. Mesatarisht, sa kohë i duhet një burri për të ejakuluar gjatë seksit?
a. 5.4 minuta
b. 9.1 minuta
c. 18.7 minuta
d. 32.6 minuta
6. Stresi e tkurr penisin:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
7. Gratë më të mëdha në moshë kanë më shumë gjasa ta arrijnë orgazmën kur bëjnë seks me partnerin e tyre, sesa me dikë tjetër:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
8. Masturbimi mund të…
a. …përmirësojë jetën seksuale
b. …jetë shenjë e problemeve seksuale
c. …shkaktojë dëmtime në organet gjenitale
d. Të gjitha më sipër
9. Shumica e grave nën të 60-tat mendojnë për seksin më rrallë se një herë në ditë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
10. Sa për qind e grave thonë se e arrijnë gjithmonë orgazmën me partnerin e tyre:
a. 14%
b. 29%
c. 48%
d. 74%
11. Sa për qind e burrave thonë se e arrijnë gjithmonë orgazmën me partneren e tyre:
a. 39%
b. 60%
c. 75%
d. 93%
12. Shumica e grave mund ta arrijë orgazmën pa një stimulim direkt të klitorisit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
13. Pika G është një pikë e ndjeshme e trupit të gruas, që gjendet në pjesën e përparme të murit të vaginës:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
14. Aktiviteti seksual mund të shtojë rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru te të moshuarit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Sipas një studimi, një çift amerikan bën seks, mesatarisht, 66 herë në vit. Të rriturit nën 30 vjeç thonë se bëjnë seks 109 herë në vit, numër që zbret në 70 herë për 40 vjeçarët dhe 52 herë në javë, për njerëzit që janë në të 50-tat.
2. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Ekspertët thonë se pëlqimet seksuale të grave janë më të ndërlikuara sesa ato të burrave. Ndërkohë që burrat janë shumë të ngurtë dhe specifikë përsa i përket asaj që i eksiton, gratë nuk janë kaq të prera. Studiuesit thonë se gratë kanë më shumë tendencë ta quajnë veten biseksuale dhe tendencat e tyre seksuale janë më të ndryshueshme e mund të ndikohen më shumë nga faktorët shoqërorë dhe kulturorë.
3. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Gjatësia mesatare e një penisi në ereksion është 13-15 cm, ndërsa në gjendje të qetë, ai është afro 9 cm.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
10% e burrave thonë se preferojnë seksin oral për të arritur orgazmën, ndërkohë që janë 18% e grave që e pohojnë një gjë të tillë. Burrat preferojnë më shumë penetrimin vaginal për të arritur orgazmën, ndërsa gratë, duan një shumëllojshmëri aktesh seksuale, që përfshijnë penetrimin, ose seksin oral.
5. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Një studim i publikuar në Gazetën e Mjekësisë Seksuale, zbuloi se kohëzgjatja mesatare që nga fillimi i penetrimit vaginal, deri tek ejakulimi, ishte 5.4 minuta.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Një arsye më shumë për burrat që të evitojnë stresin. Ky i fundit, shkakton tkurrjen e penisit, qoftë edhe përkohësisht. Gjatësia e penisit në gjendje të qetë, ndryshon në mënyrë të konsiderueshme për shkak të faktorëve të ndryshëm dhe ndikimit të tyre në sistemin nervor simpatik. Uji dhe ajri i ftohtë janë mbase shkaqet më të njohura të këtij fenomeni tkurrjeje, por edhe stresi psikologjik, mund të bëjë të njëjtën gjë.
7. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Gratë mbi të 50-tat kanë më shumë gjasa ta arrijnë orgazmën kur bëjnë seks me dikë që nuk është partneri i tyre. Disa specialistë thonë se shumë gra të sapodivorcuara apo të veja, në këtë moshë, mund të eksitohen nga një partner i ri.
8. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Terapistët e seksit thonë se shumica e masturbimeve janë të shëndetshme dhe të padëmshme. Ato mund të përmirësojnë gjendjen seksuale dhe marrëdhënien, duke u mësuar si burrave, ashtu edhe grave, gjëra mbi trupin e tyre, mbi mënyrën se si funksionon ai dhe më pas, ata mund t’ia shpjegojnë partnerit respektiv. Megjithatë, nëse një person masturbohet në mënyrë kompulsive (të pakontrollueshme) deri në atë pikë sa kjo ndërhyn në marrëdhëniet ndërpersonale, ai apo ajo mbase duhet të kërkojnë ndihmë për sjellje obsesive. Në fund, shtojmë se, në disa raste, masturbimi mund të shkaktojë dëmtime. Një masturbim shumë i shpeshtë, apo i fuqishëm, mund të irritojë lëkurën e penisit dhe burrat që masturbohen përmbys, mund të dëmtojnë edhe kanalin e urinës.
9. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Është e vërtetë se shumica e grave nën të 60-tat mendon për seksin më pak se një herë në ditë, por kjo ndryshon nga njëra grua te tjetra dhe në varësi të periudhës së ciklit në të cilën ndodhet.
10. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Vetëm 29% e grave që janë në çift thonë se e arrijnë gjithmonë orgazmën me partnerin e tyre.
11. Përgjigjja e saktë është c-ja.
75% e burrave që janë në çift, thonë se e arrijnë gjithmonë orgazmën.
12. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumica e grave kanë nevojë për stimulim të klitorisit për të arritur orgazmën. Për gratë që kanë probleme në arritjen e orgazmës, futja e stimulimit të klitorisit në aktivitetin seksual, mund të jetë e domosdoshme.
13. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ekzistenca apo jo e pikës G është kthyer në një pikë debati për specialistët. Bazuar në një libër të vitit 1982, pika G është një zonë në vaginë që ndodhet pas kockës pubike dhe është përgjegjës për orgazmën, bile edhe për ejakulimin e femrës. Megjithatë, disa ekspertë thonë se nuk ka një strukturë anatomike të veçantë ku supozohet të jetë pika G. Nëse pika G ekziston, ajo më mirë përshkruhet si një zonë erogjene, sesa si një pjesë e anatomisë së gruas.
14. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Njerëzit që kanë pësuar më parë infarkt ose sëmundje zemre, duhet të konsultohen me doktorin e tyre përsa i përket aktivitetit seksual, por në përgjithësi, seksi është një formë e shëndetshme fizkulture për njerëzit e moshuar. Disa studiues kanë ndjekur 914 burra përgjatë 20 vjetëve dhe kanë zbuluar se ata që bëjnë seks dy ose më shumë herë në javë, mund të reduktojnë rrezikun për infarkt me 50%, në krahasim me ata që bëjnë më pak se një herë në muaj. Ata, gjithashtu, kanë zbuluar se shpeshtësia e seksit nuk ishte e lidhur me goditjet në tru.