Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Shoh të panjohur
– Jam shtatzënë dhe çdo natë shoh në ëndërr burra të njohur e të panjohur. Shoh edhe vëllain tim ndonjëherë. Çfarë do të thotë?
– Ëndrrat në shtatzani nuk kanë ndonjë kuptim të veçantë dhe në përgjithësi, nuk bëjnë parashikime. Mos u shqetësoni sepse ëndrra juaj nuk tregon asgjë. Ju uroj shtatzani të mbarë.

Kisha vdekur
– Në ëndërr kam parë veten time të vdekur, qaja shumë në ëndërr, endesha nëpër rrugë dhe vetëm qaja. Doja të flisja, por asnjë nuk më kuptonte dhe dëgjonte.
– Jo gjithmonë vdekja përfaqëson të keqen në ëndërr. Në shumicën e rasteve, ajo përfaqëson rilindjen shpirtërore e psikologjike të personit që e shikon. Edhe ëndrra juaj këtë gjë tregon, duke qenë se e keni parë veten duke qarë. E qara në ëndërr tregon ngushëllim në jetën e përditshme. Ëndrra është pozitive.

M’u fejua motra
– Kam parë në ëndërr motrën, sikur ishte fejuar dhe po prisnim miqtë e rinj. Ata erdhën dhe i sollën motrës një valixhe plot me gjëra. Pasi ata ikën, ne filluam të shikonim rrobat që i kishin sjellë. Unë thashë: “Tani, duhet t’u tregojmë edhe të tjerëve që është fejuar motra”. Edhe ajo kishte parë në ëndërr sikur një djalë e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar të njiheshin. Theksoj që është beqare.
– Duket që e keni pikë të dobët motrën tuaj dhe jeni vazhdimisht e shqetësuar për fatin e saj, duke qenë se është akoma beqare. Ama, bëni kujdes, sepse shqetësimi juaj i tepruar mund të jetë një trishtim më shumë për motrën tuaj. Jepini zemër se çdo person e ka fatin e vet dhe ai do të vijë në momentin e duhur. Ëndrra juaj tregon që ajo vërtet do të ketë një kërkesë së shpejti. I uroj fat shumë të mirë.

Advertisement

Bebe lakuriq
– Kam parë në ëndërr një bebe lakuriq, sikur përtypi një fije bari, unë u tremba, por ai e nxori prapë nga goja. Kur i dhashë një pikë ujë me gotë, m’u duk sikur u mbyt. E tundja, por ai nuk u përmend dhe nga frika, u zgjova. Jam në merak, ndaj pres një përgjigje. Faleminderit.
– Bebja lakuriq që keni parë në ëndërr, ka lidhje me një projekt tuajin, që nuk e keni planifikuar siç duhet, nuk e keni organizuar në atë mënyrë që të merrni një rezultat pozitiv. Përfundimi është se ju nuk do të mund ta realizoni atë gjë që keni në mendje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i hap rrugë arrestimit të Doshit

Next Post

Edi Rama: Kopësht zoologjik europian

Advertisement